Ky është propozimi më i ri për VV-në e LDK-në se si të merren vesh për Qeverinë

Aktuale

Ky është propozimi më i ri për VV-në e LDK-në se si të merren vesh për Qeverinë

Nga: N.Sh Më: 17 janar 2020 Në ora: 14:37
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Për shkak të mosmarrëveshjes ndërmjet dy partive fituese të zgjedhjeve të gjashtë tetorit në Kosovë, LVV-ja dhe LDK-ja akoma nuk po mund të merren vesh për të bashkëqeverisur.

Kjo për faktin se nuk po arrijnë të pajtohen në ndarjen e posteve.

Ehat Miftaraj nga IKD-ja ka propozuar një mënyrë interesante se si të merren vesh për të formuar Qeverinë.

Miftaraj thotë se, kjo punë të kryhet me short.

Propozimi i tij është që të merret një letër e bardh dhe kushdo që ia qëllon fiton.

Ai thotë se pastaj plotësohet nga partia fituese dhe i shkruan pozitat që i donë, ndryshe nëse nuk merren vesh të hapin rrugë.

Postimi i plotë:

Pasi VV dhe LDK spo munden mu marr vesh, me se miri eshte mu pajtu me zgjidh punen e koalicionit permes hedhjes se shortit!

Dy partite e marrin nga nje leter te bardhe te paster. E hedhin me short, kush po ja qellon. Cila parti ia qellon, fiton.

Letra e bardhë pastaj, plotesohet nga partia fituese me pozitat qe i don, si Kryeministrin, njeren nga pozitat e Presidentit dhe Kryeparlamentarit dhe pese ministri cilat i ka per qejfi.

Pozitat tjera i takojne partise humbese ne short, jo ne zgjedhje ?

Shorti te behet ne Shqiperi, jo ne Kosove, pasi te ne bixhozi eshte i ndaluar nga viti 2019! ?

Nese edhe kjo oferte nuk dhez, aman zaman hapni rrugë. Populli u lodh, spo din a mu marr me dertet e perditshme a me dertin a po formohet qeveria!

P.S. Ky status eshte satire, ama VV dhe LDK munden me marr seriozisht nese dojne ?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat