Veseli: Skënderbeu na frymëzoi sa herë ishim në rrezik

Aktuale

Veseli: Skënderbeu na frymëzoi sa herë ishim në rrezik

Më: 17 janar 2020 Në ora: 14:44
Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka kujtuar heroin kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në 552 vjetorin e vdekjes së tij.

Veseli shkroi se Skënderbeu ka frymëzuar gjenerata sa herë që populli ynë ishte në gjendje rreziku.

Postimi i plotë i Veselit:

Ndjesia për dinjitetin, për lirinë, për rezistencën për tokën, nuk ka shembull më të fuqishëm në historinë shqiptare se në figurën dhe shembullin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Këtë ndjesi e gjejmë gjatë gjithë historisë shqiptare kur u desh t’i dilet zot popullit dhe tokës. Ky shembull trimërie dhe kjo trashëgimi që na e la Kastrioti ka frymëzuar shumë të tjerë sa herë që populli ynë ishte në gjendje rreziku. E gjejmë në figurën dhe flijimin e Adem Demaçit, në flijimin e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, dhe si një kurorëzim rreth idesë së popullit e tokës e gjejmë në shembullin historik të UÇK-së. Ishte kjo ndjesi që sot krijoi kushte lirie, perspektivë dhe vizion. Një shoqëri e krijuar mbi këtë fundament me siguri që ka të ardhme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat