Në këtë mënyrë Vjosa Osmani e përkujton Smajl Hajdarajn

Aktuale

Në këtë mënyrë Vjosa Osmani e përkujton Smajl Hajdarajn

Më: 17 janar 2020 Në ora: 16:41
Vjosa Osmani

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për ta përkujtuar ish deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Smajl Hajdarajt në 18 vjetorin e vrasjes së tij.

Ajo në postimin e saj në Facebook, ka publikuar letrën e fundit të Hajdarajt e cila ishte shkruar një muaj para se të vritej.

Postimi i plotë:

Në kujtim të Smajl Hajdarajt, i vrarë 18 vite më parë.

Në vazhdim është letra e plotë e Hajdarajt, një muaj para se të vritej:

Mendim

Edhe pse fillimi i luftës çlirimtare më gjeti udhëheqës partiak (Kryetar i LDK-së për Rugovë) nuk jam hamendur fare por me tërë potencialin tim politik dhe autoritativ i jam bashkangjitur luftës së shenjtë çlirimtare.Kështu ndodhi edhe me një pjesë të aktivistëve të LDK-së dhe me pjesën më të madhe të anëtarësisë. Që nga fillimi i veprimit të Shtabit Rajonal të Rugovës (komandant i të cilit isha deri më 14 janar 1999) e deri me ranjën e Rugovës si teritor (me 21 prill 1999) Rugova dhe Rugovasit bënë një luftë karakteristike dhe shumë përmbajtësore:

a) Teritori i Rugovës u mbajt teritor i lirë (Rugova ra me 21 prill 1999)

b) Gjatë tërë kohës bëmë pranimin,strehimin dhe përcjelljen e dhjetëra mijëra të ikurve nga zona e Rrafshit të Dukagjinit.

c) Bëmë pranimin ,strehimin dhe sistemimin e ushtarëve të përzënë nga Rrafshi i Dukagjinit.Pjesa më e madhe e tyre kërkuan përcjelljen gjë të cilën ua kemi mundësuar.

d) Teritori i Rugovës dhe ushtria e saj u vunë në shërbim të përhershëm për kalimin dhe furnizimin e zonave të Kosovës me armatim dhe municion të domosdoshëm.

Mendoj se këto të vërteta dhe këto punë nuk duhet të harrohen nga askush , e aq më parë nga hierarkia ushtarake e UÇK-së.Vlenë te theksoj se organizimin ushtarak dhe luftën e mirëfilltë gjithnjë e ka penguar një grup që për koncept ushtarak e kishin konceptin jashtëinstitucional.

Ushtrinë çlirimtare donin ta familjarizojnë,ta privatizojnë dhe shfrytëzojnë për interesa karieriste dhe thjeshtë personale.Këtë e ka dëshmuar edhe koha.Lufta e tyre më e madhe ishte kundër atyre pak institucioneve të krijuara dhe ndaj pjesëtarëve të LDK-së (lexo shumica rugovase).

Më në fund .Jam tepër i emocionuar për lirinë e fituar dhe njëherit bëj apel që të angazhohemi të gjithë së bashku për ndërtimin e Pavarësisë së Kosovës-qëllim yni i tanishëm.

Ismail Hajdaraj ish Kom. i Shtabit Rajonal të UÇK-së për Rugovë

Image
Smajl Hajdaraj
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat