Bulliqi ka një kritikë publike për Kurtin

Aktuale

Bulliqi ka një kritikë publike për Kurtin

Më: 17 janar 2020 Në ora: 23:15
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Një kritikë publike për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ardhur nga deputeti i partisë së tij, Shpejtim Bulliqi.

Bulliqi ka thënë se Kurti nuk është dashur që ta lejojë kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, që të zgjedh i pari ministrinë, për shkak se sipas tij, kjo gjë nuk ka qenë korrekte..

”Nuk është dashur që të lejohet LDK-ja të zgjedh e para ministrinë, e që e ka zgjedh ministrinë e Punëve të Brendshme. LDK ka dalur e dyta në zgjedhje dhe s’ka pasur asnjë të drejtë që të zgjedh e para”, ka thënë Bulliqi.

Ai ka shtuar se ka qenë i habitur për faktin që Mustafa e ka zgjedhur ministrinë e Punëve të Brendshme, për shkak se siç ka thënë ai: kjo parti vazhdimisht ka anuar tek çështjet që kanë të bëjnë me Ekonominë e Kosovës.

”Ata vazhdimisht kanë anuar tek ekonomia. Ka qenë e habitshme pse të zgjedhjet me cdo ngulm ministria e Punëve të Brendshme”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat