PDK tregon a u takuan Veseli, Haradinaj, Limaj e Pacolli, jep përgjigjen përfundimtare për mundësinë e hyrjes në qeveri - Bota Sot
PDK tregon a u takuan Veseli, Haradinaj, Limaj e Pacolli, jep përgjigjen përfundimtare për mundësinë e hyrjes në qeveri

Aktuale

PDK tregon a u takuan Veseli, Haradinaj, Limaj e Pacolli, jep përgjigjen përfundimtare për mundësinë e hyrjes në qeveri

Nga: A.ZH Më: 18 janar 2020 Në ora: 13:50
Pacolli, Veseli, Haradinaj dhe Limaj

(E plotësuar) - Partia Demokratike e Kosovës ka mohuar lajmin se sot kryetari i saj ka takuar kryetarët e partive të ish-koalicionit PAN, për krijimin e qeverisë.

PDK-ja ka konfirmuar se do të mbetet në opozitë dhe se Veseli është në takime sot gjatë ditës me zyrtarë të Shqipërisë, përcjell Bota sot.

"Çfarëdo vonese në krijimin e qeverisë se re nga partia që ka dalë e para, është e dëmshme për interesin e vendit dhe të qytetarëve të Kosovës, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Komunikata e plotë:

PDK demanton lajmin për takime të z. Veseli me kryetarët e disa partive

Pas publikimit të lajmit se z. Kadri Veseli, sot, ka takuar disa kryetarë partish për krijimin e koalicionit qeveritar, Partia Demokratike e Kosovës lëshon këtë deklaratë:

“Është i pavërtetë dhe spekulim lajmi se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është takuar me disa kryetarë të partive tjera për të diskutuar gjoja formimin e koalicionit qeveritar.

Z. Veseli është në takime sot gjatë ditës me zyrtarë të Shqipërisë. PDK do të mbetet në opozitë sikurse e ka konfirmuar z. Veseli më 6 tetor 2019.

Çfarëdo vonese në krijimin e qeverisë se re nga partia që ka dalë e para, është e dëmshme për interesin e vendit dhe të qytetarëve të Kosovës”.

***

Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli janë duke mbajtur një takim.

Burime të medias mësojnë se krerët e subjekteve politike të cilat ata udhëheqin po diskutojnë për mundësinë e koalicionit qeverisës dhe formimin e institucioneve.

Sipas burimeve tona ky takim po ndodh pasi që Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk po arrijnë te merren vesh për koalicion. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat