Labinot Tahiri çuditet nga ky veprim i Gjykatës Speciale

Aktuale

Labinot Tahiri çuditet nga ky veprim i Gjykatës Speciale

Nga: A.ZH Më: 18 janar 2020 Në ora: 16:30
Labinot Tahiri

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës Elmi Reçicën.

Pas këtij lajmi, ka reaguar ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Labinot Tahiri, përcjell Bota sot.

Tahiri është shprehur i çuditur pse Gjykata Speciale po fton vetëm çlirimtarët, ndërsa sipas tij, “kriminelët serbë jetojnë të lirë”.

Ai ka thënë se Specialja nuk do ta dëmtojë imazhin e askujt apo emblemën e UÇK-së.

Postimi i Tahirit në Facebook:

Vatani ( atdheu) im me plot qudira!

Qudi e madhe se si mund të thirrën në kësisoj gjykata vetëm Çlirimtarët, derisa kriminelet serbë jetojnë të lirë e kush nuk i prek!!

Mua nuk më bëjnë përshtypje bindjet partiake apo politike!

Mua nuk më bën përshtypje Liria e Kosovës pa e çmuar Çlirimtarin dhe Çlirimtarët e saj.

I nderuar Z. ELMI REÇICA( Komandant Petriti) Gjykata Speciale, nuk dëmton imazhin e askujt dhe as imazhin tuaj, të familjes apo emblemën e UÇK-së.

Gjykata Speciale është për burrat që iu dolën tradhtarëve përballë, shpijunave dhe Serbisë.

Çfardo synimi që ka dikush në dëm të UÇK-së, apo imazhit tuaj, ju do të mbeteni njeriu që keni sjellur Liri dhe të mira për vendin tonë Kosovë e Shqipërisë.

Kënaqësi për aq kohë sa ishim në Kuvendin e Kosovës dy njerëz nga Ferizaj ynë

Liri dhe drejtësi për Çlirimtarët.

Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat