Çfarë po ndodhë? Ish-deputetja e VV-së me thirrje urgjente për Albin Kurtin dhe Isa Mustafën - Bota Sot
Çfarë po ndodhë? Ish-deputetja e VV-së me thirrje urgjente për Albin Kurtin dhe Isa Mustafën

Aktuale

Çfarë po ndodhë? Ish-deputetja e VV-së me thirrje urgjente për Albin Kurtin dhe Isa Mustafën

Nga: N.H Më: 18 janar 2020 Në ora: 16:41
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka bërë një thirrje për dy partitë fituese të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.

Millaku në një shkrim të postuar në llogarinë e saj në Facebook, ka bërë thirrje për koalicion.

Madje, Millaku për këtë ka thënë se duhet të ndodhë urgjentisht koalcioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“E domosdoshme, urgjente marrëveshja LVV – LDK”, ka shkruar ish-deputetja Millaku në Facebook.

Ndërkaq, gjatë ditës u raportua se Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli janë duke mbajtur një takim.

Mirëpo nuk shkoi gjatë dhe nga partia e Kadri Veselit u demantua ky lajm.

Kujtomë se paralajmërimet se marrëveshjen e koalicionit të ardhshëm qeverisës VV-LDK, mund ta arrijnë për 72 orë. Por, që nga zgjedhjet e 6 tetorit, kanë kaluar mbi 3 muaj, e një marrëveshje duket ende e largët.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës s’po arrijnë të bëjnë marrëveshje për ndërtimin e Qeverisë se re, për shkak të ndarjes së postove.

Partia e Mustafës e ka bllokuar marrëveshjen pasi s’ka pranuar ofertën e fundit VV-së për gjysmën e Qeverisë dhe Kryetarin e Kuvendit, e njëjta ka ndodhur edhe me ofertën e Mustafës për Kurtin, që ky i fundit e ka refuzuar.

Gjatë kohës sa ishin në opozitë, VV e LDK kishin ndërtuar bashkëpunim por kishin dështuar të arrinin marrëveshje për koalicion parazgjedhor.

Dy partitë kanë thënë se kanë harmonizuar programin qeveritar ndërsa ka mbetur vetëm të ndahen pozitat ku edhe po vazhdon bllokada.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat