Profesori amerikan: Koalicioni LVV – LDK në një situatë të pa shpresë - Bota Sot
Profesori amerikan: Koalicioni LVV – LDK në një situatë të pa shpresë

Aktuale

Profesori amerikan: Koalicioni LVV – LDK në një situatë të pa shpresë

Më: 18 janar 2020 Në ora: 17:52
Alon Ben Meir, Albin Kurti

Profesori amerikan, Alon Ben Meir, që njëherit është njohës i mirë i rrethanave politike në Ballkan dhe në Kosovë, po thotë se fakti që Vetëvendosje dhe LDK nuk kanë arritur marrëveshje nuk është shpresdhënës për Kosovën.

Përmes një postimi në Twitter, Ben Meir thotë se e gjithë kjo situatë është krijuar veç për shkak të numrit të ministrive.

Ai thotë se qytetarët kanë votuar për ndryshim, dhe ky është drejtimi që atyre u duhet dhënë tani.

“Ende pa marrëveshje mes VV-së dhe LDK-së për qeverinë në Ksoovë. Gjithçka ka të bëj me numrin e ministrive që ata do të marrin. Për fat të keq kjo nuk është situatë shpresdhënëse për qytetarët e Kosovës që votuan për ndryshim – një ndryshim që atyre u duhet tani”, ka shkruajtur ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat