Haziri dhe Bajqinovci mesazh Agim Veliut: Nuk do të ketë kala që nuk do të thyhet

Aktuale

Haziri dhe Bajqinovci mesazh Agim Veliut: Nuk do të ketë kala që nuk do të thyhet

Më: 18 janar 2020 Në ora: 20:27
Fitim Haziri dhe Mefail Bajqinovci

Një deklaratë nga Shpejtim Bulliqi, dhënë mbrëmë në Blic Interview, se Agim Veliu shumë shpejt do ta humb qeverisjen në Podujevë, ka ngjallur reagime të shumta, mes zyrtarëve të LDK-së dhe Vetëvendosjes.

I pari që reagoi, ishte kryetari i Forumit Rinor të LDK-së, Fidan Rekaliu, i cili i çoi selame Vetevendosjes, duke u thënë: shihemi në zgjedhjet lokale të vitit 2021.

Në reagimin e tij, Rekaliu ka potencuar se: Podujeva është kala e pamposhtur e LDK-së.

E, sonte një kundër’reagim ka ardhur nga ana e zyrtarëve të lartë të Vetëvendosjes.

Fitim Haziri dhe Mefail Bajqinovci, kanë publikuar një fotografi së bashku, përmes së cilës i kanë dërguar mesazh LDK-së në Podujevë dhe kryetarit të degës, Agim Veliu.

“Nuk do të ketë kala që nuk do të thyhet. VVazhdojmë!”, ka shkruar Haziri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat