Kjo është ftesa që PDK ka për LVV - Bota Sot
Kjo është ftesa që PDK ka për LVV

Aktuale

Kjo është ftesa që PDK ka për LVV

Nga: M.H Më: 18 janar 2020 Në ora: 20:26
Foto ilustrim

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, përmes një postimi në Facebok, ka shkruar në lidhje me vonimin e koaliconit mes LDK-LVV.

Bytyçi, thotë që partia e Kurtit është e papërgjegjshme dhe mashtruese dhe se PDK, po i kërkon të i lë këto lojëra fëmijërore dhe të filloj të formojë Qeverinë.

Për çkapjen e shtetit, le të fillojnë nga Komuna e Prizrenit, ku tashmë gjysma e kabinetit është nën aktakuza për korrupsion dhe abuzim të detyrës zyrtare.

Postimi i plotë

Paaftësinë e saj për ta formuar koalicionin qeverisës, Lëvizja Vetëvendosje sot ia paska adresuar një formacioni politik imagjinar.

Partia e Albin Kurtit, jo vetëm është e paaftë, por është edhe e papërgjegjshme dhe mashtruese.

Partia Demokratike e Kosovës, si parti opozitare, e fton LVV-në që të pushojë me këto lojëra fëmijërore, sepse bëhet fjalë për shtetin e Kosovës, e jo për ndonjë forum të tyre politik. Le ta formojë Qeverinë sa më parë, edhe pse, siç po shihet, Kosova dhe shoqëria e saj nuk do të përfitojnë asgjë.

Ndërsa, për çkapjen e shtetit, le të fillojnë nga Komuna e Prizrenit, ku tashmë gjysma e kabinetit është nën aktakuza për korrupsion dhe abuzim të detyrës zyrtare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat