Liderëve dhe institucioneve u bëhet ftesë për heqjen e dyshtetësisë në edukim - Bota Sot
Liderëve dhe institucioneve u bëhet ftesë për heqjen e dyshtetësisë në edukim

Aktuale

Liderëve dhe institucioneve u bëhet ftesë për heqjen e dyshtetësisë në edukim

Më: 19 janar 2020 Në ora: 14:18
Foto ilustrim

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa dhe ish- drejtor i Entit Pedagogjik të Kosovës, Halim Hyseni, në një letër publike drejtues përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës, liderëve politik dhe deputetëve, u kanë bërë thirrje që të veprojnë bashkërisht dhe me vendosmëri në luftimin e sistemit paralel të arsimit serb në Kosovë, pasi kjo e keqe po konteston çdo ditë e më shumë shtetësinë e Republikës së Kosovës.

Në letrën ë përbashkët, Mustafa dhe Hyseni kanë shkruar se mosveprimi në parandalimin dhe ndalimin e shkeljes së Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi konsiderohet bashkëfajësi.

“Nuk mund të ketë pajtim etnik përderisa lejohet me vetëdije funksionimi paralet i arsimit dhe edukimit në gjuhën serbe konform ligjeve dhe planprogrameve të Serbisë, arsim dhe edukim ky i  stërmbushur me urrejtje etnike ndaj shqiptarëve. Ndalimi i sistemit paralel të Serbisë në Republikën e Kosovës, përveç që është obligim ligjor e kushtetues, në të njëjtën kohë është edhe veprim human sepse çliron të rinjët serb qytetar të Republikës së Kosovës nga urrejtja patologjike ndaj popullsisë shumicë në Kosovë.

Letra publike:

KOSOVA  ME DYSHTETËSI NË  EDUKIM  RREZIKON PAQEN NË EVROPË  

Sistemi paralel i arsimit serb në Kosovë sfidon Rendin Kushtetues

“Ekzistimi i dy sistemeve  paralele është pengesë për arritjen e një  konsensusi,  pa të cilin nuk do të jetë  i mundur menaxhimi i ndryshimeve në arsim të cilat janë imediate  dhe të domosdoshme për tejkalimin e problemeve  të shumta  në  arsimin e Kosovës. Tejkalimi i këtij  konflikti  të bazuar në identitetin etnik është  conditio sinë qua non për pajtimin etnik”.

Letër e hapur:

Z.Hashim Thaçi – President i Republikës së Kosovës

Z.Glauk Konjufca – Kryetar i Kuvendit të Kosovës

Z.Ramush Haradinaj  - Kryeminister në detyrë i Qeverisë së Kosovës dhe lider i AAK

Znj. Arta Rama - Hajrizi  - Kryetare e Gjykatës Kushtetuese

Z.Aleksander Lumezi – Kryeprokuror  i Shtetit

Z. Albin Kurti  - Kryetar i Lëvizjes Vetvendosje

Z.Kadri Veseli  - Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës

Z.Isa Mustafa – Kryetar Lidhjes Demokratike të Kosovës

Z.Fatmir Limaj  - Kryetar i Nismës Socialdemokrate

Deputetë të Kuvendit të Kosovës nga të gjitha grupet parlamentare

Të nderuar,

Nxënësit dhe të rinjtë serbë, pa fajin e tyre,  përmes   kurrikulave  shkollor të Republikës së Serbisë, teksteve  shkollore, mjeteve mësimore, dokumentacionit  pedagogjik, helmohen me urrejtje dhe të pavërteta për realitetin faktik  në Kosovë,  duke  bërë propagandë të hapur, të përditshme, legale por  jo legjitime kundër Kosovës, popullit shqiptar dhe të qytetarëve tjerë të Kosovës, edhe pse  kjo propagandë publike politike është bërë dhe sot  bëhet me leje  në heshtje të organeve ligjzbatuese  të UNMIK-ut, EULEKS-it, institucioneve  të Republikës së Kosovës e që është në kundërshtim të plotë me ligjet e Kosovës të miratuara  që  në kohën kur  Kosova është administruar nga  OKB-ja  dhe  organet vetëqeverisëse  të përkohshme të  Kosovës, të formuara  me Kornizën Kushtetuese Vetëqeverisë se të Përkohshme të Kosovës të vitit 2001.

Tatëpjeta 20 vjeçare tragjike e    arsimit të  Kosovës

Nga viti në vit, duke  filluar  nga  viti 2000 e deri me sot, Sistemi i Edukimit  dhe i Arsimit të Kosovës, nuk ka arritur të gjejë rrugën e  përshpejtuar të avancimit dhe të përparimit, në mënyrë që të shkëputet nga  gjendja  tepër e rëndë e dy dekadave të shekullit XX.  Për fat të keq të qytetarëve  të Kosovës, si atëherë edhe tani,   Kosova i ka dy sisteme   edukative arsimore të bazuara në identitete  konfliktuale  etnike: atë të Kosovës, të cilin e pranojnë qytetarët   e bashkësive  etnike shqiptare, boshnjake ( me përjashtime ), turke,  kroate,  ashkalinjve,  romëve dhe të egjiptianëve që jetojnë në komunat me   shumicë të këtyre  komuniteteve (në të cilin sistem mësimi zhvillohen në gjuhën shqipe, boshnjake, turke, kroate e rome) dhe atë serb, i cili   është zhvilluar dhe  zhvillohet  në  kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit  të Kombeve të Bashkuara nga viti 1999,  Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme të Kosovës të datës 15 maj 2001( neni 1.1 dhe 1.2...) si dhe  me  Kushtetutën  dhe  ligjet  pozitive të Republikës së Kosovës të shpallur  më 17 shkurt 2008.  Paralelisht  me  sistemin e  edukimit dhe të arsimit të Kosovës, në  Kosovë zhvillohet  edhe      sistemi i  edukimit  dhe  arsimit i Republikës së Serbisë,  në të cilin sistem  mësimi zhvillohet vetëm  në gjuhën serbe bazuar  në Kushtetutën  e Republikës së Serbisë dhe ligjet e saj. Procesi  i  edukimit dhe  arsimit sipas sistemit  të    Republikës së Serbisë  zhvillohet  vetëm në gjuhën  serbe dhe ate  në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Në këto komuna,  mësimin në gjuhën serbe e zhvillojnë pjesërisht edhe nxënësit e komuniteteve:  romë,   egjiptianë  dhe  ashkalinjë.  Në komunën e Dragashit, një pjesë e  komunitetit  goran, po ashtu,  mësimin e  kanë   zhvilluar dhe e zhvillojnë   në gjuhën serbe sipas sietmit të Republikës së Serbisë  e që është   në kundërshtim me Rezolutën 1244, Kornizën Kushtetuese Vetëqeverisëse të Përkohshme të Kosovës, Kushtetutën dhe ligj e Republikës së Kosovës  .  Nxënësit dhe të rinjtë serbë, pa fajin e tyre,  përmes   kurrikulave  shkollor të Republikës së Serbisë, teksteve  shkollore, mjeteve mësimore, dokumentacioni pedagogjik, helmohen me urrejtje dhe të pavërteta për realitetin faktik  në Kosovë,  duke  bërë propagandë të hapur, të përditshme, legale por  jo legjitime kundër Kosovës, popullit shqiptar dhe të qytetarëve tjerë të Kosovës, edhe pse  kjo propagandë publike politike është bërë dhe bëhet  edhe sot  bëhet me leje  në heshtje të organeve ligjzbatuese  të UNMIK-ut, EULEKS-it dhe   të Kosovës e që është në kundërshtim të plot me ligjet e Kosovës të miratuara  që  në kohën kur  Kosova është administruar nga  OKB-ja  dhe  organet vetëqeverisëse  të përkohshme të  Kosovës, të formuara  me Kornizën Kushtetuese Vetëqeverisëse të Përkohshme të Kosovës të vitit 2001. Në Ligjin Nr. 02/L -67 Për Botimin e Teksteve  Shkollore, Mjeteve Mësimore dhe të Dokumentacioni  Pedagogjik i miratuar  në vitin 2007, i hartuar  bazuar në Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2001/9 të datës 15 maj 2001, në  paragrafin  3.2. në mënyrë decidive  thu het: ”Nuk lejohen tekste  shkollore, mjete mësimore, lektyra shkollore dhe dokumentacioni pedagogjik  që bëjnë propagandë kundër Kosovës, që cenojnë të drejtat e  njeriut   dhe barazinë gjinore  dhe që nxisin urrejtje politike, nacionale  dhe fetare” ( Shih më shumë: Halim Hyseni (2018)  Drejtorët  shpëtimtarët e kombit. 66 leksione të dyta për formimin e drejtorëve me profil   të shekullit XXI. Strategji postmoderne. Libri IV, f.168-181)

Përvojat e tmerrshme, tragjike  të  dy dekadave të fundit të shekullit XX, sikur nuk kanë pasur   aspak ndikim pozitiv  në luftimin e pabarazisë ndërmjet njerëzve   me prejardhje të ndryshme, për luftimin e  keqpërdorimit të edukimit dhe të arsimit për qëllime politike. Nuk  po kuptohet as në Kosovë, as në rajon  dhe që është shumë me keq dhe tragjike as në vende evropiane e më gjerë se: “ ... cenimi  i barazisë nacionale drejtpërdrejtë shpie drejt konflikteve  të bazuara  në identitetin etnik dhe që përfundojnë në konflikte të armatosura” ( Halim Hyseni /2003/ Të drejtat e fëmijëve në sytë e nxënësve kosovarë, Prishtinë, KEC, f.25.)

Këto dy sisteme të bazuara në identitete  etnike  herët  apo vonë do të shndërrohen në  një konflikt të armatosur, ashtu siç dëshmojnë dhe argumentojnë studime e  Stavenhgenit (1994); të Garë & James (1996)  të cilët   kanë vërtetuar se  në vitet e ’90-ta të shekullit të kaluar ka pasur rreth  50 konflikte të armatosura të bazuar në identitete  etnike ( përfshirë këtu  edhe luftërat në ish- Jugosllavinë 1991 -1999).  Në raportin e vetë, G. Michel konfirmon se në mbarë botën mbi 2.000.000 fëmijë kanë vdekur në konfliktet e armatosura, natyrisht ndërmjet grupeve  etnike, gjatë viteve  të ’80-ta të shekullit të kaluar dhe  6.000.000, janë plagosur rëndë ose kanë mbetur përgjithmonë të paaftë ( Stavenhagen, 1997) Etniciteti dhe konfliktet, roli i edukimit; UNICEF, mat. i  shumëzuar). Sipas studimeve  më të reja,  të konfirmuara dhe të vërtetuara  forcat e  armatosura   serbe  janë përgjegjëse për vrasjen e 1.397 fëmijëve shqiptarë në Kosovë gjatë viteve 1998-1999. Veprimi  paralel i  dy sistemeve  arsimore për  20 vite ka krijuar probleme jashtëzakonisht të mëdha sepse  janë instaluar  dhe  institucionalizuar  dy forma drastike  të shkeljes  së drejtave  të njeriut  që janë:  diskriminimi racor dhe aparteidi  gjeografik. Kosova është i vetmi vend në Evropë e më gjerë, ku diskriminimi dhe  aparteidi  gjeografik  në përgjithësi, dhe në arsim  në veçanti, veprojnë  në mënyrë  legale dhe  jolegjitime. Zbardhja e  anatomisë  dhe të etiologjisë të këtyre  dy fenomeneve paradoksale,    është komplekse  dhe kërkon  shumë kohë dh e  shumë hapësirë.  Po ndalemi këtu tek   dy faktorë në pamje  të parë kundërthënëse, por realisht komplementare që shkojnë  në favor të   Republikës së Serbisë dhe  në dëm  të funksionimit dhe të shtetndërtimit të Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës pavarësisht  nga prejardhja etnike, racore, fetare, gjinore, gjuhësore shtresa sociale,  etj.:

·       Financimi i organeve paralele të Serbisë nga  buxheti i Kosovës është financim 

  për vetëzhdukjen e  pavarësisë  së Kosovës!

 Përpjekja e parreshtur e  Republikës Serbisë  për ta krijuar  Serbinë e  Madhe duke e shndërruar Kosovën në një territor   që i  ngjason  një lëkurë të  leopardit me  bashkësi të vogla  te  shteteve   serbe, apo një Bashkësi  të  Komunave  me shumicë  serbe që do ishte  një  modalitet plotësisht i njëjtë me  Republikën Serbe, por vetëm që nuk do ta kishte  atë emërtim. Kjo  ide  buron nga  Memorandumi i vitit 1986, mbi bazën  e të cilit  Serbia kreu gjenocid  në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kroaci në periudhën 1990 - 2000,  si dhe  është   shprehur qartë  me   25 projekte të cilat i ka hartuar  Serbia, nga viti 1991 deri në vitin 2019. Ideja  ka filluar me krijimin e Qendrës Koordinuese për  Kosovë dhe Metohi, themelimi i së cilë s nuk u kundërshtua me ndonjë vendosmëri të madhe në Kosovës, duke nënkuptuar nënvlerësimin e pasojave afatgjate që do të sillte ky veprim dinak i qeverisë serbe. Qellimin e qartë  për ndarje   të Kosovës  sipas masës dhe interesit të Serbisë së Madhe e kanë shprehur Vojsillav Koshtunica dhe  Aleksandër Vuçiq të cilit kanë deklaruar se shqiptarët dhe serbët nuk mund të jetojnë bashkë, por mund të jetojnë  afër njeri tjetrit ( territoret e banuar me shumicë serbe  t’i bashkëngjiten Serbisë, ndërsa  territore me  shumice shqiptare të fitojnë një autonomi  që  është më shumë se autonomi e me pak  se pavarësi ( në rastin më të mirë kjo  autonomi e shqiptarëve  do të mbikëqyrej  nga   faktori ndërkombëtar,  dhe në rastin më te keq këtë do ta bënte  ushtria  e Republikës së Serbisë). 

·       Institucionalizimi i diskriminimit racor dhe  aparteidi  gjeografik    në Kosovë – Kosova rast unik për të keq  në botë!

Faktori i  dytë  i cili ka ndikuar  që Serbia  nëpërmjet Qendrës Koordinuese  t’i formojë organet paralele (ishte  në kundërshtim me  Rezolutën 1244) ishte  atavizmi apo  trashëgimia  fatale e interesave  egoiste të skenës politike shqiptare.   Një unitet më i madh politik në skenën politike shqiptare, sigurisht që do ti forconte pozicionet shtetërore karshi faktorit ndërkombëtar  dhe jo vetëm që mbase  do të kishim   një  sistem të integruar të edukimit dhe të arsimit, por jemi të bindur që edhe proceset integruese dhe të anëtarësimit në organizma ndërkombëtar do të ishte më i suksesshëm. Derisa  Serbia  i fuqizonte organe paralele,  pala shqiptare  e shpërndarë dhe  me qasje  reaktive,  jo qe nuk insistoi ne luftimin e organeve  paralele, por Kosova paradoksalisht  filloi edhe t’i mbështes , siç  është duke i mbështetur edhe sot me mjete  financiare nga buxheti i Republikës së  Kosovës. Me  forcimin e organeve paralele siç ishin  Rojet e  të Urës  në  veriun e Mitrovicës, moslejimin e qasjes së organeve  të   Kosovës në  objekte  arsimore në të cilat  mësimi  zhvillohet në gjuhen serbe në  Kosovë,  si në dekadën e fundit  të  shekullit XX, ashtu edhe  në  dy dekadat e para te shekullit XXI, u instalua aparteidi gjeografik i cili tani nuk  ekziston, as  në Afrike e lëre më në Evropë.   Institucionet shtetërore  të Kosovës   kanë lejuar institucionalizimin e     diskriminit racor dhe  aparteidin gjeografik e  etnik në edukim  duke  u bërë favore  financiare  punëtorëve  serb në arsim  të  cilit tani marrin paga me t ë larta se     shumicë punëtorëve  të tjerë në arsimin e  Kosovës të cilit mësimin e  zhvillojnë në gjuhën  shqipe, boshnjake, turke dhe  kroate ( diskriminohen 95%  e popullsisë së Kosovës dhe favorizohet  etnia prej 5 %). Ky    diskriminim  racor,   segregacion dhe  aparteid  etnik dhe gjeografik,   deri më 17 shkurt 2008, kur është  bërë shpallja e  Pavarësisë  së Kosovës është berë  me indolencën  dhe  veprimet e papërgjegjshme dhe tendencioze të faktorit ndërkombëtar, e të pa kundërshtuar në formë të prerë nga faktori politik dhe qeverisës vendor. Me këtë heshtje ( pajtim) të arsyetuar me kategorinë humane “diskriminimi pozitiv”, politikëbërja kosovare tregoi mungesë të  kompetencave  profesionale  nga fusha  e edukimit dhe e arsimit. Punëtorët serb jo vetëm që  paguhen     nga buxheti i Kosovës, por ata  janë totalisht  autonom  dhe veprojnë  realisht dhe objektivisht  si shtet  në shtet, që për qëllim kanë zhbërjen  e pavarësisë së  Kosovës.   Në këtë aspekt,  Kosova  par exelence  është  rasti unik në botë.

                         Arsimi i  Kosovës peng i Qeverisë së Serbisë!

Këto ditë u  bë publike  se  Ministria e Arsimit ka paguar 32 punëtorë serbe të cilit asnjëherë nuk kanë qenë në punë. Për vite të tëra punëtorët arsimor të shkollave në gjuhën serbe në Kosovë  edhe pse nuk e pranonin Pavarësinë e Kosovës dhe insitucionet qeverisëse të saj, ata vazhdonin të kërkonin pagat nga buxheti i Kosovës. Nga ky buxhet përfitonte pagë edhe gruaja e ish ministrit të Ministrisë për Kosovë në Qeverin e Serbisë  dhe familjarët e shumë e shumë politikanëve të tjerë serb që nuk e pranonin e nuk e pranojnë ende shtetësinë e Republikës së Kosovës.  Në muajin  qershor 2019 ,  ministri i MASHT  te Republikës së Kosovës  kishte marr pjesë në Beograd në një  konferencë ndërkombëtare,  në të cilën  lavdëroi aq shumë  gjendjen e arsimit në Kosovë, aq sa  vendet  tjera  do të duhej  t’ia kishin lakmi. Ndë rsa , ka më shumë se katër vite   që  Qeveria e Kosovës nuk mund ta procedojë  Draftligjin për Arsimin e  Lartë. Nga ajo që kemi lexuar, Ky minister, nga frika, mosdija apo kalkulimi  politik , me asnjë fjalë      nuk  e përmendi atakun  shtetëror të Serbisë mbi  shtetin e Kosovës në fushën e arsimit edhe pse për këtë ishte i thirrun nga pozicioni që kishte.  

Faktet flasin që ka mësimdhënës serb të cilët janë në gjendje të pranojnë realitetin shtetëror të Republikës së Kosovës, kur kjo me vendosmëri kërkohet nga institucioent përgjegjëse zbatuese të poltikave institucionale. Psh: në vitin 2010 një grup mësimdhënësish serb pjesëmarrës të një projekti disa mujor mbi multikulturalizmin të organizuara nga MASHT dhe Këshilli i Evropës, pranuan të merrnin certifikatat me logon e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të nënshkruara nga njëri prej autorëve të kësaj letre si përfaqësues institucional. Gjithashtu , mësimdhënës serb kanë pranuar që të bëhen pjesë e trajnimeve të të financuara nga Banka Botërore e të menaxhauar nga MASHT.  Pra, përkundër vullnetit të shumë mësimdhënsve serb që të bëhen pjesë e proceseve edukative dhe arsimore të Republikës së Kosovës,  këta sikurse gjithë popullata serbe e Kosovës  hezitojnë në këtë për shka k të presionit të madh që   Qeveria e Serbisë e  ndërtuar mbi premisa të ultranacionalizmit e ushtron mbi këta qytetar, çoftë përmes përmes financave apo edhe përmes strukturave kriminale të ngritura pothuaj në çdo lokalitet ku jeton popullsia serbe.

                 Rasti i humbur

Bllokimi  i   draftligjit  nga  partia  serbe “Srpka” ,  tanimë nuk do ta kishte rëndësinë që ka, sikur qeveritë e pasluftës  ( të kohës së UNMIK-ut) të kërkonin me ngulm respektimin e dokumenteve juridike të kohës. Pra, që atëhere u tërhoqën nga insistimi për tu respektuar   Rezoluta 1244 dhe Korniza Kushtetuese për Vetëqeverisjes së Përkohshme të Kosovës, të cilat dokumente administrata ndërkombëtare i zbatonte në mënyrë parciale  e sipas interesit kryesisht të strukturave paralele serbe. Jo vetëm atëhere, por fatkeqësia qëndron në faktin se edhe tani pas pothuaj 20 viteve ende nuk është duke u kuptuar rëndësia e sistemit të dyfisht arsimor në Kosovë.  Për fat të keq, as  debati i   zhvilluar në Kuvendin e Kosovës në  qershor të vitit 2019, nuk u mor më këtë aspekt fatal  të funksionimit  të dy sistemeve   arsimore të bazuara  në  identitete  etnike, funksionimi i mëtejmë i të cilit  detyrimisht     do të çon në  konflikt të armatosur me  çka  rrezikohet paqja  jo vetëm në rajon  por edhe  ne  Evropë e më gjerë.  Pa integrimin e  mësimit në gjuhen serbe në  sistemin e integruar të edukimit dhe të arsimit të Kosovës, konform dhe Ligjit për Arsim në Komuna të Republikës së Kosovës , në të cilin  të gjithë   fëmijët, nxënësit dhe studentët  serb te Kosovës do t’i realizojnë të gjitha të drejta e tyre  kolektive,  duke i përfshire edhe ato etnike, sistemi i edukimit dhe i arsimit i Kosovës,  në veçanti,  dhe  Kosova në përgjithësi,  nuk do të jetë shtet  funksional, e as ne  Kosovë, rajon dhe Evropë, nuk do te këtë paqe pozitive, të  qëndrueshme  dhe përparimtare.

Përkundër që dihen me emër dhe mbiemër të gjithë zyrtarët serb që mbajnë gjallë sistemin paralel të arsimit dhe edukimit në gjuhën serbe me planrpgrame te Serbisë, ende nuk kemi  parë ndonjë veprim të Prokurorisë së Shtetit edhe pse shtetësia e Kosovës dhe ligjeve të saja sfidohen haptazi dhe jo larg zyrave të tyre.

Dy sisteme edukative  bazuar në identitetete  etnike konfliktuale mund të jenë     Casusbelli për një konflikt të ri

Integrimi  i sistemit  të edukimit dhe të  arsimit në gjuhën serbe në sistemin e integruruar ( lexo jo të unifikuar) të Kosovës  është  conditio sine  qua non  për paqen në rajon e më  gjerë. Ky  paralajmërim në dukje të parë mund të kuptohet  i vonur, por e vërteta qëndron se paralajmërime të tilla janë bërë në vazhdimësi nga njohës të arsimit , duke përfshirë dhe autorët e kësaj letre, por të cilat fatkeqësisht, pothuaj asnjëher nuk janë marr seriozisht në  trajtimin e kësaj teme nga ana e institucioneve shtetërore.

Integrimi i  arsimit dhe edukimit në gjuhën serbe në kuadër të sistemit arsimor të Republikës së Kosovës është mëse i domosdoshëm dhe me parametra vital për të ardhmen e vendit tonë. Kjo për faktin se politikat hegjemoniste të Serbisë kundër popullatës shqiptare  në përgjithësis  dhe Rendit Kushtetutes në Kosovë ne veçanti, kryesisht janë zbatuar përmes sistemit të arsimit dhe edukimit. Prandaj , ka shumë arsye dhe argumente pse institucionet shtetërore të Kosovës , duke përfshirë dhe forcat politike  duhet të krijojnë një strategji të përbashkët shtetërore për ta zgjidhur një herë e përgjithmonë këtë problem:

E para, pa këtë  integrim, nuk mund të këtë pajtim etnik, andaj organet e  Kosovës duhet të  zhvillojnë  një dialog të sinqertë, human me  bashkësinë etnike serbe, duke ua garantuar të gjitha drejtat, si edhe të gjithë qytetarëve të tjerë të  Kosovës;

E dyta, pa integrimin e sistemit të edukimit dhe të arsimit  në gjuhën serbe  nuk mund të ketë  siguri  në  Kosovës, sepse mësimdhënësit  serbë, bazuar nga përvojat e shumta në bashkëpunimim me klerikët ortodoksë serbë kanë qenë bartësit kryesore  të kleronacionalizmit  dhe të urrejtjes  patologjike  ndaj shqiptarëve, pasojat e të cilave  kombi shqiptare i ka përjetuar  dhjetë here nga  viti 1800  deri në  shkurt të vitit 2000;

E treta, Serbia  gjatë gjithë kohës  nga  themelimi i  Akademisë Serbe të Shekncave dhe të  Artit e themeluar më 19 nëntor 1841 edukimin  dhe  arsimin e kanë keqpërdor për qëllime ekspansioniste, përkatësisht për   Krijimin e  Serbisë së  Madhe;

E katërta, Kosova edhe pse  nga aspekti demografik është  shteti me homogjen në Evropë,  me    Kushtetutën  e  Kosovës  është  shpallur   shtet  multietnik, andaj nuk ka  asnjë mundësi  as teorike dhe as praktike  që të ketë ndarje  në vija  etnike, e as të ketë  sistem  arsimor  dyshtetëror.

Të nderuar,

Funksionimi i sistemit paralel  të arsimit dhe edukimit në gjuhën serbe është atakimi më i rëndë që i bëhet shtetësisë së Kosovës nga ana e Srbisë, duke instrumentalizuar fëmijët dhe mësimdhënësit serb shtetas të Republikës së Kosovës.

Në vitin 2010 është bërë një përpjekje serioze për tu zgjidhur ky problem, respektivisht për integrimin e arsimit dhe edukimit në gjuhën serbe në kuadër të sistemit arsimor të Republikës së Kosovës.  Në nenin 12, të Ligjit nr. 03/L-068, për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, në Pikën 12.1 thuhet: “Komunat kanë kompetenca për krijimin e kushteve për ofrimin e shërbimeve edukativo-arsimore në gjuhën serbe”.

Ndërsa , neni 12 , pika 12.2 përcakton mënyrën e përdorimit të planprogrameve dhe teksteve shkollore: “Shkollat të cilat japin mësim në gjuhën serbe mund të përdorin plan-programe apo tekste shkollore të hartuara nga Ministria e Arsimit e Republikës së Serbisë, pas njoftimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës”.

Po ky nen saktëson format e procedimit për përdorimin e këtyre planprogrameve dhe teksteve shkollore. Në rast të kontestit mes shkollave me mësim në gjuhën serbe në njërën anë dhe MASHT-it në anën tjetër , ligji parashihte  që çështja ti kalonte “ Komisionit të Pavarur  për shqyrtimin e kurrikulave dhe materialeve mësimore në gjuhën serbe “ ( neni 13), komision ky i cili duhej të siguronte që planprogrami apo libri shkollor në fjalë ishte në  përputhshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi. Vet përbërja e Komisionit  prej  shtatë (7) anëtarësh tregonte trajtimin e drejtë  gjatë shqyrtimit të atyre materialeve: tre (3) përfaqësues nga MASHT-i; tre (3) përfaqësues të zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, të cilët mbajnë ulëset e garantuara për komunitetin serb të Kosovës; dhe një (1) anëtar ndërkombëtar.

Përfundim Në vitin 2010, “ Komisioni I  Pavarur  për shqyrtimin e kurrikulave dhe materialeve mësimore në gjuhën serbe “ shqyrtoi kurrikulat, tekstet shkollore dhe materialet tjera mesimore në gjuhën serbe , duke përgatitur një raport të detajuar i cili u publikua ( https://masht.rks-gov.net/article/prezantohet-raporti-per-rishikimin-e-kurrikulumit-dhe-materialeve-mesimore-ne-gjuhen-serbe)   nga udhëheqësi I Komisionit Prof.dr. Radivoje Manqiq, Z.Enver Hoxhaj - ish minister i MASHT dhe Z,Pieter Feith ( Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar). Për dijenin e juaj, po ju kujtojmë që KOMISIONI ndër të tjera konstatoi:

a) dallime strukturore në sistemin arsimor të dy shteteve  ( Kosova ka systemin 5+4 + 3, kurse Serbia ka systemin 4 +4+4) dhe

b) dallime të kurrikulave ekzistuese, duke përfshirë dhe lëndën e edukatës fetare e cila ishte pjesë e kurrikulave serbe .

Tekstet shkollore në gjuhën serbe ishin të stërmbushura me urrejtje nacionale kundër shqiptarëve, krejtësisht të bazuara në të pavërteta shkencore. Komisioni evidentoi shkelje të rënda të Rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës. Për një kohë, anëtar I Komisionit të Pavarur ka qene edhe Dr. Ivan Çukalloviq , më vonë edhe  anëtar I Gjykatës Kushtetuese dhe I cili mund ta argumentoj më së miri se sa rënd cënohet Rendi Kushtetues i Republikës së Kosovës në kurrikulat, tekstet shkollore dhe materialet që përdorën nga të rinjët serb në shkollat me mësim në gjuhën serbe në Republikën e Kosovës. Për të qenë paradoski më I madh, me të pavërteta shkencore,  urrejtje e fyerje ndaj shqiptarëve janë të ngarkuara edhe tekstet e matematikës, informatikës, arsimit professional , etj,, e të mos flasim pastaj për tekstet e historisë, gjuhës, muzikës, artit, edukatës qytetare , gjeografisë, etj..

Të nderuar,

Përkundër që kanë kaluar me shumë se 9 vite nga publikimi I këtij raporti, deri më tani pothuaj nuk është ndërmarrë asnjë veprim nga institucionet relevante për ta ndalur njeherë e përgjithmonë këtë keqpërdorim të tolerances  që u bëhet shkollave në gjuhën serbe, prapa së cilave qëndron fuqishëm qeveria serbe.

Rendi Kushtetues po vazhdon të cenohet rëndë. Serbia po vepron si e pavarur në Kosovë përmes sistemit paralel të arsimit dhe edukimit në gjuhën serbe. Respektimi i kushtetutës dhe ligjeve në fuqi duhet të garantohet nga Presidenti, Kuvendi I Republikës, Qeveria, Gjykata Kushtetuese, Prokuroria e Shtetit dhe agjencionet ligjzbatuese. Jemi të vetëdijshëm që të gjithë Ju I dini këto, por pavarësisht prej kësaj  NE ju  bëjmë ftesë publike të gjithë juve  që pavarësisht bindjeve të juaja politike , të veproni bashkarisht dhe me vendosmëri në luftimin e kësaj të keqeje që po konteston çdo ditë e më shumë  shtetësinë e Republikës së Kosovës. Mosverprimi në parandalimin dhe ndalimin e shkeljes së Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi konsiderohet  bashkfajësi. Nuk mund të ketë pajtim etnik përderisa lejohet me vetëdije funksionimi paralet i arsimit dhe edikumit në gjuhën serbe conform ligjeve dhe planprogra meve të Serbisë, arsim dhe edukim ky I  stërmbushur me urrejtje etnike ndaj shqiptarëve. Ndalimi I sistemit paralel të Serbisë në Republikën e Kosovës, përveç që është obligim ligjor e kushtetues, në të njejtën kohë është edhe veprim human sepse çliron të rinjët serb qytetar të Republikës së Kosovës nga urrejtja patologjike ndaj popullsisë shumicë në Kosovë.

Me respekt,

Halim Hyseni – Ish drejtor i Entit Pedagogjik të Kosovës

Nehat Mustafa – Ish Zëvendësminister i Arsimit

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat