Mazrekaj kujton takimet me Presidentin Rugova: Ishte një njeri fjalë pak e mendjendritur

Aktuale

Mazrekaj kujton takimet me Presidentin Rugova: Ishte një njeri fjalë pak e mendjendritur

H.Orana Nga H.Orana Më 21 janar 2020 Në ora: 08:40
Botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj me Presidentin historik, Ibrahim Rugova/ Arkiv

Botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj në 14 vjetorin e vdekjes së Presidentit historik, Ibrahim Rugova ka kujtuar takimet me të. Mazrekaj shkruan se me Presidentin Rugova ka pasur takime të shpeshta në Zvicër, e nga aty shkonte nëpër vende të ndryshme të botës, për të kërkuar pavarësinë e Kosovës.

Mazrekaj shkruan më tutje se Presidenti Rugova ishte një njeri fjalëpak e mendjendritur, i cili arriti t’i bindë shtetet mike se Kosova nuk meritonte tjetër gjë, përpos lirisë, pavarësisë dhe demokracisë.

Postimi i plotë:

Sot kujtojmë katërmbëdhjetë vjetorin e vdekjes së Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Është e vështirë të gjenden fjalë që e përshkruajnë Ibrahim Rugovën, ashtu siç ai e meritonte. Thjesht, shkurt e qartë: Ai ishte një dhe do të mbetet i papërsëritshëm.

Me presidentin Rugova kam pasur takime të shpeshta sa herë që vinte në Zvicër e nga Zvicra shkonte nëpër vende të ndryshme të botës, për të kërkuar pavarësinë e Kosovës.

Takimet me Presidentin ishin gjithmonë të hareshme. Ishte njeri pozitiv, andaj edhe nuk na mungonte kurrë buzëqeshja. Një atmosferë e tillë përshkruhet edhe në këtë fotografi.

Një njeri fjalë pak e mendjendritur! Ai, arriti t'i bindë shtetet mike, se Kosova nuk meritonte tjetër gjë, përpos lirisë, pavarësisë dhe demokracisë.

Sot, kur vendi ndodhet para sfidave të mëdha të shtet-ndërtimit, ndjekja e vizionit rugovian, veçanërisht mbështetja e fuqishme në miqësinë e përhershme me SHBA-në, duhet të jetë rruga e vetme që duhet të ndiqet.

Lavdi Presidentit Rugova dhe veprës së tij madhore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat