Minxhozi: Rugova kontribuoi për Kosovën e lirë që prosperon drejt BE-së

Aktuale

Minxhozi: Rugova kontribuoi për Kosovën e lirë që prosperon drejt BE-së

Më: 21 janar 2020 Në ora: 12:27
Qemajl Minxhozi gjatë homazhëve

Në 14 vjetorin e vdekjes së presidentit historik, Ibrahim Rugova homazhe tek varri i tij bëri edhe ambasadori i Shqipërisë, Qemajl Minxhozi i cili theksoi se sot kujtohet kontributi i ish-presidentit për lirinë e Kosovës.

Minxhozi, duke e quajtur këtë ditë historike, tha se sot përkujtohet udhëheqësi historik i Kosovës i cili kontribuoi shumë për një Kosovë që synon Bashkimin Evropian.

Minxhozi: Rugova kontribuoi për një Kosovë që prosperon drejtë BE-së

“Është një ditë e shënuar, një ditë historike me të cilën përkujtohet sot presidenti dhe udhëheqësi historik i Kosovës doktor Ibrahim Rugova, është ditë që sjell në mendje gjithë kontributin e tij të vyer për një Kosovë të lirë, një Kosovë që prosperon drejt Bashkimit Evropian me gjithë aleatët e saj”, tha Minxhozi.

Në 14-vjetorin e vdekjes, sot ish-presidentin Rugova e kujtuan edhe liderët e tjerë të vendit, si dhe bashkëpartiakë e bashkëpunëtorë të tjerë të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat