Kush është presidenti serb i cili kishte kërkuar të marrë pjesë në varrimin e Rugovës

Aktuale

Kush është presidenti serb i cili kishte kërkuar të marrë pjesë në varrimin e Rugovës

Më: 21 janar 2020 Në ora: 13:27
Foto

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, kishte deklaruar se ka dashur të marrë pjesë në funeralin e Ibrahim Rugovës. Megjithatë, familja e presidentit të ndjerë dhe institucionet e Kosovës e kishin refuzuar kërkesën e tij.

Këto palë kishin thënë përmes një deklarate se nuk është momenti i duhur që Tadiqi të marrë pjesë në varrim.

Tadiq kishte thënë se ka dashur të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Rugovës në shenjë mirësjelljeje.

Image
Boris Tadiq

Në ceremoninë e varrimit të presidentit Rugova kishin marrë pjesë shumë personalitete të njohura. Ai vdiq më 21 janar të vitit 2006 pas humbjes së betejës me kancerin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat