Ramush Haradinaj: Jam gati të këshilloj Kurtin e Mustafën për ta bërë Qeverinë

Aktuale

Ramush Haradinaj: Jam gati të këshilloj Kurtin e Mustafën për ta bërë Qeverinë

Më: 22 janar 2020 Në ora: 14:39
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë, në një konferencë për media mohoi se ka pasur bisedime me VV-në apo edhe LDK-në për një koalicion të mundshëm për formimin e qeverisë. 

Madje ai e ka përsëritur se projekti që Kurti ofron është mashtrues, mirëpo Haradinaj ka shprehur gatishmërinë që ta këshillojë secilën nga dy partitë nëse kërkojnë ndihmë në përpjekjet për formimin e qeverisë së re.

“Nuk kemi komunikim me VV -në për bashkëqeverisje. Unë kam paralajmëruar se projekti i Albin Kurtit  është mashtrues, e kam quajtur edhe Kurtin mashtrues. Megjithatë sovrani ka vendosë dhe ne jemi opozitë. Nuk kemi asnjë lloj komunikimesh. Nuk jemi takuar as me Isa Mustafën”, është shprehur Haradinaj para mediave.

I pyetur për mundësitë e votimit të Qeverisë së pakicës, tha se pa një marrëveshje politike është e vështirë një gjë e tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat