Deputeti i VV’së e krahason fazën e bisedimeve me LDK’në me nëntë muajt e një shtatzëne

Aktuale

Deputeti i VV’së e krahason fazën e bisedimeve me LDK’në me nëntë muajt e një shtatzëne

Më: 22 janar 2020 Në ora: 20:24
Dimal Basha

Deputeti i VV’së, Dimal Basha sonte në Rubikon situatën e bisedimeve me LDK’në për Qeverinë e re e krahason me muajt  që kalon një shtatzënë për të sjellë fëmijën e saj në jetë.

‘’ Kjo është si një grua shtatzënë, përgjatë nëntë muajve, me dhimbje e mund. Por kur lind fëmija, harrohen të gjitha ato. Kështu edhe me lindjen e Qeverisë së re, do të harrohen këto dhe Qeveria s’do me thanë që ka me qenë shumë  e keqe, por  e mirë’’, ka thënë ai.

‘’Optimizmi është shumë më afër marrëveshjes se sa që po duket. Zgjidhje ka me pasë’’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat