Zemaj përkujton Nënën e heroit Rrustem Bruqi, që ndërroi jetë sot - Bota Sot
Zemaj përkujton Nënën e heroit Rrustem Bruqi, që ndërroi jetë sot

Aktuale

Zemaj përkujton Nënën e heroit Rrustem Bruqi, që ndërroi jetë sot

Më: 22 janar 2020 Në ora: 22:01
Armend Zemaj

Sot është ndarë nga jeta Nëna e heroit të kombit Rrustem Bruqi, intelektualit dhe luftëtarit të lirisë, një ndër protagonistët e Betejës së Lavdishme të Loxhës, Nëna Ajshe ( Gjukaj) Bruqi.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, përmes një statusi në Facebook, ku ka shkruar se “Nëna Ajshe (Gjukaj) Bruqi grua me karakter të paepur shqiptar, ishte me shpirt të dëlirë e të fortë, krenare për Rrustemin, Lumniun, Enverin dhe komandant Tahirin”.

“Sa herë takoheshim në përvjetore e kujtime, e veçanta e saj ishte se të uronte gjithmonë me fjalët:  nanë të ruajt zoti. Respekt e nderime për jeten e saj dhe gjithë familjen e respektuar Bruqi”, ka shkruar Zemaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat