Osmani s’është e gatshme të konkurrojë për kryeministre, e as të bëhet me votat e PAN-it

Aktuale

Osmani s’është e gatshme të konkurrojë për kryeministre, e as të bëhet me votat e PAN-it

Më: 22 janar 2020 Në ora: 22:53
Vjosa Osmani

Haxhi Avdyli, deputet i LDK-së, ka thënë se qytetarët duhet ta shikojnë qeverisjen e Kurtit, si njeriu më i votuar në Kosovë, derisa ka shtuar se Vjosa Osmani nuk është e gatshme të konkurrojë për kryeministre por as të marrë këtë post në aranzhmane të tjera.

“Ne nuk duhet ta kalojmë shansin e rastit të parë. Kurti duhet ta marrë përgjegjësinë si personi më i votuar dhe qytetarët duhet ta shikojnë qeverisjen e tij. Alternativat e tjera nuk i kontribuojnë stabilitetit politik në Kosovë”, ka thënë Avdyli.

Ai ka shtuar se duhet të ketë takime të reja ndërmjet VV-së dhe LDK-së, pasi nuk mund të ketë versione të tjera.

“LDK-ja nuk ka treguar vullnet, po flas me aq sa unë kam parë, po flas konkretisht për zonjën Vjosa Osmanin si bartëse e listës së 206 mijë votave, ajo ka thënë publikisht se nuk është e gatshme as të konkurrojë për kryeministre e as të hyjë në aranzhmane tjera ku ajo do të jetë kryeministre me një aranzhman të partive të tjera që ishin pjesë e PAN-it. Kush do të jetë në LDK i gatshëm të marrë barrën e dikujt që ka premtuar se nuk do të shkojë në koalicion me ata (PAN-in). Kushdo që e mendon këtë nuk është duke e menduar pastër. Por, besoj se duhet të ketë takime të reja”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat