Vuçiq: Me Grenell do flasim, por e kotë të flitet për trafikun ajror, pa mundësinë për transportim të mallrave

Aktuale

Vuçiq: Me Grenell do flasim, por e kotë të flitet për trafikun ajror, pa mundësinë për transportim të mallrave

Më: 23 janar 2020 Në ora: 14:10
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se entuziazmi për vizitën e të Dërguarit të Posaçëm të ShBA-ve Richard Grenell në Serbi është i madh, po që bisedimet nuk janë të lehta.

Ai deklaroi se përmirësimi i marrëdhënieve është i rëndësishëm për Serbinë, sidomos pasi që Grenell insiston në zhvillim ekonomik.

“Unë jam gjithmonë shumë i kujdesshëm, por respektoj qëllimin dhe energjinë e Grenell. E jona është të përpiqemi të heqim pengesat”, tha Vuçiq.

Madje Vuçiq theksoi se heqja e të gjitha barrierave ndihmon dhe forcon më tej ekonominë serbe,  si dhe vendet e tjera.

“Ne do të flasim për gjithçka, por ishte e kotë të flasim për trafikun ajror, pa qenë në gjendje të transportojmë mallra”, tha Vuçiq duke iu referuar taksës 100% të vendosur nga Qeveria e Kosovës drejt mallrave serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat