Geci i kundërpërgjigjet Albulena Haxhiut: Nëse nuk e bëni këtë gjë, as ëndërr nuk do ta shihni qeverisjen e Kosovës

Aktuale

Geci i kundërpërgjigjet Albulena Haxhiut: Nëse nuk e bëni këtë gjë, as ëndërr nuk do ta shihni qeverisjen e Kosovës

Nga: N.Sh Më: 23 janar 2020 Në ora: 15:29
Vëllezërit Geci

Njëri prej shtatë vëllezërve Geci nga Llausha, Nebihu, e ka komentuar deklaratën e Albulena Haxhiut të Lëvizjes Vetëvendosje e cila ka thënë se me votat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, është zgjedhur kryetar i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Geci thotë se do të ishte mirë me tregu Albulena se me cilat vota do të bëhet kryeministër Albin Kurti, nëse jo ato të LDK-së, atëherë aludon se VV ka marrëveshje me subjektet tjera politike dhe po tenton që të maltretojnë qytetarët.

Geci ia kujton Albulenës se qytetarët e tjerë e kanë votuar Vjosa Osmanin për kryeministre të Kosovës, por asnjëri nuk i kanë 51% që në situata të tilla janë të detyruar të bëjnë koalicion për të qeverisur me vendin.

Në shkrimin e tij Geci thotë se nëse nuk e shfrytëzon këtë situatë VV-ja atëherë as ëndër më nuk do ta shohin postin e kryeministrit dhe qeverisjen e Kosovës.

Postimi i plotë:

Albulena Haxhiu mbreme ne T7 ne emisionin DPT tek Fidani tha se kryetari i parlamentit eshte bere me votat e LDK-se, ku pajtohem plotesisht, do ishte mire qe zonja Haxhiu te na tregoj se me cilat vota do te behet kryeminister Albin Kurti, nese me votat e LDK-se jo ateher VV paska marreveshje me subjektet tjera dhe po tenton te maltretoj qytetarin e Kosoves.

Pastaj opsioni i VV-se thote qe qytetaret e Kosoves e kan votuar per kryeminister Albin Kurtin!

Dua te ja kujtoj zonjes Haxhiu qe edhe qyetetaret tjere e kane votuar Vjosa Osmanin per kryeminister te Kosoves, por as njeri as tjetri nuk e kan mberrir 51% te votave, dmth qe ne situata te tilla ku asnjeri nuk e ka mberrir shumicen apsolute, atehere subjektet jane te detyruara qe te futen ne nje koalicion qeverises, qe i bije qe programet e tyre duhet domosdoshmerisht te ndryshojn dhe te gjindet rruga e perbashket.

Nese VV mendon qe programin e tyre qeverises te majte e zbaton nen ombrellen e LDK-se eshte duke ja futur kot, dhe kjo ne asnje forme teorike e as praktike nuk ka me ndodh.

Keto propaganda te VV-se te cilat shfaqen ne media nga perfaqesuesit e ketij subjekti tregojn qe VV nuk ka kapacitet intelektual per ta menaxhuar dhe formuluar qeverin, dhe as guxim te merr pergjegjesi shteterore.

Nje thenje popullore: "Kishin qene nje here dy vellezer dhe donin ti ndanin punet.

Njeri e merr pergjegjesin dhe i thote vellait tjeter, vella merre ti sopaten e shko ne mal e une po shkoj ne dasem, ose une po shkoj ne dasem e ti shko ne mal, dmth ky qe e kishte qellimin me shku ne dasem ne dy opsionet veten e dergonte ne dasem".Drejtesi marramendese ëooë.

Nese VV mendon qe te perseriten zgjedhjet dhe e akuzon LDK-ne, dhe mendon qe do marre vota nga simpatizuesit e LDK-se dhe te rritet si subjekt duke e genjyer elektoratin e vet, ateher ky Albini eshte shume naiv dhe i papergjegjeshem duke imagjinuar se djathtistet do ta votojn njeriun me programe te majta. Albin jemi ne shekullin e XXl dhe vet bindja juaj eshte duke e nenqmuar popullin se gjoja qytetari i Kosoves eshte analfabet dhe nuk i kupton verzionet tua mashtruese, askush tjeter ne Kosove nuk do te ndeshkohet, vetem ti dhe subjekti juaj. Asgje ketu ne opsionet e VV-se nuk ka te beje me parime demokratike perendimore pro Amerikane. Kjo nenkupton qe VV eshte duke u menaxhuar nga nje fantazem jashtetokesore UFA ose nga nje fantazem tokesore lindore.

Nese nuk e shfrytezon VV kete mundesi reale te cilen e ka ne duar, ateher Albin Kurti dhe VV ne dekaden ne vijim veq enderr mund ta sheh postin e kryeministrit dhe qeverisjen e Kosoves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat