“Taksa dhe dialogu, janë patatja e nxehtë, “n`gji” të Kurtit!”

Aktuale

“Taksa dhe dialogu, janë patatja e nxehtë, “n`gji” të Kurtit!”

Nga: A.M. Më: 23 janar 2020 Në ora: 16:42
Albin Kurti

Veprimtari Fatmir Bajraj ka komentuar vizitëm në Kosovë të dërguarit të posaçëm të Presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump e ka përnjëmend dhe seriozisht në arritjen e paqes n'Ballkan, siç dëshirojnë t'a quajnë marrëveshjen përfundimtare, Kosovë - Serbi, dhe e cila për fatin tonë të ligë, në thelb ka kompromisin”.

Postimi i plotë:

 

Ja çfarë solli n'Prishtinë, ambasadori Grenell, i derguar Presidentit Trump !

Ambasadori amarikan n'Berlin dhe i derguar i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi në mesazhin për zhvillimin e konomik dhe hapjën e vendeve të reja të punës, sjell "t'ambalazhuar":

"Urdhër-porosinë", për Qeverinë n'ardhje të Republikës së Kosovës dhe vet Kryeministrin :

"Të hiqet taksa" !

Vizita e Tij dhe porosia e qartë për krerët e LDK-së dhe LVV-së, zotërinjët ; akademik Isa Mustafa & Albin Kurti për taksën, është edhe konsekuencë e marveshjës se arritur n'Berlin n'mes të Kosovës dhe Serbisë për vijën ajrore ; Prishtinë-Beograd, nën lidershipin e ambasadorit amerikan, Richard Grenell dhe të vet Presidentit Trump.

Administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump e ka përnjëmënd dhe seriozisht në arritjën e paqës n'Ballkan, siq deshirojnë t'a quajnë marveshjën përfundimtare, Kosovë - Serbi, dhe e cila për fatin tonë të ligë, në thelb ka kompromisin.

Me gjasë, një fakt i tillë, trëmb z.Kurti që t'marrë mbi supe peshën e shtetarit, alias postin e Kryeministrit, pozitë kjo e cila e ngarkon me përgjegjësi poltike, kushtetuese dhe shtetërore, për çfarë z.Kurti nuk ka kapacitetet e duhura për vendime t'përgjegjshme shtetërore dhe historike për t'cilat insiston Administrata e Presidentit amerikan, Donald Truump.

Taksa dhe dialogu, janë patatja e nxehtë, "n'gji" të z.Kurti !

Janë t'vetmet kauza të mbetura të LVV-së populiste dhe të autokratit Kurti, të tjerat kauza i ka rrënuar vetë, gjatë rrugëtimit për t'kap pushtetin..!

Pasojat do i prseim dhe vuajmë, edhe me "fajin" tonë si popull.

f.b

Image
Richard Grenell, Donald Trump
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat