Vjosa Osmani nuk dorëzohet, thotë se qeverinë do ta bëjnë me LVV-në

Aktuale

Vjosa Osmani nuk dorëzohet, thotë se qeverinë do ta bëjnë me LVV-në

Nga: A.M. Më: 23 janar 2020 Në ora: 18:33
Vjosa Osmani, Richard Grenell

Zyrtarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka komentuar takimin me të dërguarin e Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Ambasadorin Richard Grenell.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se shpreson të thellojnë bashkëpunimin me Ambasadorin Grenell në qeverinë e re, e cila duhet të formohet në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur me 6 tetor.

Postimi i plotë:

Sot në LDK kishim kënaqesinë të mirëpresim të dërguarin e Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Ambasadorin Richard Grenell.

Zhvillimi ekonomik dhe perspektiva për rininë në Kosovë duhet të jenë parime udhërrëfyese për hapat që ndërmarrim, qoftë në raportet tona të brendshme, qoftë në ato me fqinjët tanë.

Image
Takimi ne LDK

Shpresoj të thellojmë bashkëpunimin me Ambasadorin Grenell në qeverinë e re, e cila duhet të formohet në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur me 6 tetor. ?? ??

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat