Selimi: Ose të arrijmë marrëveshjen, ose Thaçi e bën Qeverinë - Bota Sot
Selimi: Ose të arrijmë marrëveshjen, ose Thaçi e bën Qeverinë

Aktuale

Selimi: Ose të arrijmë marrëveshjen, ose Thaçi e bën Qeverinë

Më: 23 janar 2020 Në ora: 21:43
Rexhep Selimi

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë se nëse nuk arrihet marrëveshja për koalicionin qeverisës ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së atëherë është presidenti Hashim Thaçi ai që do ta bëjë Qeverinë.

“Nëse nuk arrihet marrëveshja, besoj se LDK-ja e di që nëse nuk bëhemi bashkë për koalicionin, si do ta quajmë qeverinë e ardhshme nëse shkojmë në zgjedhje.

Ose do të bëhet kjo qeveri, ose Thaçi do ta bëjë qeverinë.

Ne e dimë, por edhe ata duhet ta dinë (LDK-ja). Nëse nuk e bëjmë ne qeverinë, do ta bëjë Thaçi qeverinë, ose do të shkojmë në zgjedhje”, është shprehur Selimi.

Sipas tij Thaçi është duke pasur një angazhim maksimal për mos arritjen e një koalicionit mes VV-së dhe LDK-së.

“Ai ka disa mjete në dorë, e njëri prej tyre është posti i presidentit. E ka përdorimin e Gjykatës Kushtetuese, e ka një angazhim permanent i cili ka thënë se sa të jem unë në këtë zyre nuk do të ketë koalicion mes VV-së e LDK-së. Ne e LDK-ja nuk duhet ta neglizhojmë këtë, ne duhet ta kuptojmë qartë se kush është kundërshtari më i madh”, është shprehur ai.

Selimi ka shtuar se njëra nga kërkesat për LDK-në ishte që të angazhoheshin për shkarkimin e Thaçit.

“Një nga kërkesat tona për LDK-në ka qenë që hajde provojmë të shkaktojmë shkarkimin e Thaçit, e kjo ka qenë përtej marrëveshjes. Edhe deri të dielën nëse ka vullnet mund të bëhet marrëveshja”, ka thënë Selimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat