Takimi i ri Mustafa- Kurti - Bota Sot
Takimi i ri Mustafa- Kurti

Aktuale

Takimi i ri Mustafa- Kurti

Më: 24 janar 2020 Në ora: 19:40
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Fundjava pritet t’i kthejë në tavolinën e bisedimeve Vetëvendosjen dhe LDK-në.

Një takim mes dy liderëve të partive, Albin Kurti e Isa Mustafa, është paralajmëruar, por zyrtarisht partitë nuk kanë konfirmuar ditën e as orën e takimit.

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, shpreson se do të ketë marrëveshje brenda tri ditëve të ardhshme.

Osmani ka thënë se gjatë këtyre ditëve, pritet të ketë epilog përfundimtar të negociatave me Vetëvendosjen.

Edhe Vetëvendosje beson në marrëveshje bashkëqeverisëse me LDK-në, por pa lëvizur nga qëndrimi se Glauk Konjufca duhet të mbetet kryeparlamentar.

Kjo parti nuk e konsideron ultimatum deklarimin e LDK-së se marrëveshja duhet të arrihet gjatë kësaj jave.

Takimi i fundit mes dy liderëve të partive, Kurti-Mustafa është zhvilluar më 9 janar.

Ngërçi i bisedimeve u vu në pah edhe në komunikimet në distancë me letra e videomesazhe.

Albin Kurti, më 20 janar mori mandatin për të formuar qeverinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat