Afati i fundit për Vetëvendosjen nga oferta e LDK-së, ende asnjë takim

Aktuale

Afati i fundit për Vetëvendosjen nga oferta e LDK-së, ende asnjë takim

Më: 25 janar 2020 Në ora: 10:14
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Sot është afati i fundit që Lëvizja Vetëvendosje të vendosë për ofertën e dhënë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës, i ka dhënë ultimatum deri të dielën Vetëvendosjes, që të vendosë nëse do të gjejë zgjidhje për bërjen e qeverisë, ose të dështon në tërësi procesin, duke i lënë mundësi VV-së që të krijojë koalicion me ndonjë partner tjetër përveç VV-së.

Siç ka mësuar media nga burimet e saj, LDK-ja kërkon kthimin e postit të kryeparlamentarit për këtë parti, 5 ministri dhe presidentin.

“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk lëviz nga pozicioni i saj. Është e thjesht – nëse VV duan marrëveshje atëherë duhet ta pranoj ofertën tonë që është, ne duam pesë ministri përfshirë edhe kryetarin e Kuvendit dhe presidentit, me kusht që kur të zgjedhet presidenti një ministri t`i kthehet VV”, kanë thënë burime nga LDK.

Tutje Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë realizur dhjetra takime bashkë që nga 6 tetori i 2019-tës.

Mirëpo, diskutimet kanë ngecur pasi që Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pranuar që të negociojë me pozitën e kryeparlamentarin, post, të cilin e ka marrë njeriu i dytë më i votuar në VV, Glauk Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat