Hoxhaj: Krenar që i takoj një populli që kurrë nuk e ka përqafuar ideologjinë antisemite

Aktuale

Hoxhaj: Krenar që i takoj një populli që kurrë nuk e ka përqafuar ideologjinë antisemite

Më: 27 janar 2020 Në ora: 11:16
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, ka thënë se ndjehet krenar që i takon një populli që kurrë nuk ka përqafuar ideologji antisemite, por përkundrazi, iu është vënë në mbrojtje popullit hebre edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Hoxhaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se populli shqiptar asnjëherë nuk ka përkrahur ideologji antisemite, por iu është vënë në mbrojtje popullit hebre edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai gjithashti tha se sot komuniteti hebre është pjesë integruese e shoqërisë dhe institucioneve të Kosovës.

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, Hoxhaj ka potencuar se ngjarjet e tilla tragjike duhet të na kujtojnë dhe të na bëjnë më të vëmendshëm e më të vendosur që të mos përsëriten më as në Evropë, as kudo në botë.

Ky është shkrimi i plotë i Enver Hoxhajt:

“Sot është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit. Ndjehem shumë krenar që i takoj një populli që kurrë në historinë e tij nuk ka përqafuar ideologji antisemite, e cila ishte e përhapur në disa vende të Ballkanit. Përkundrazi, populli shqiptar iu vu në mbrojtje popullit hebre edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe sot komuniteti hebre është pjesë integruese e shoqërisë dhe institucioneve të Kosovës.

Ngjarjet e tilla tragjike si Holokausti duhet të na kujtojnë dhe të na bëjnë më të vëmendshëm e më të vendosur që të mos përsëriten më as në Evropë, as kudo në botë.

Prandaj është obligim i të gjithë neve të parandalojmë krimet, dhunën, gjenocidin, krimet e luftës e krimet kundër njerëzimit, kudo që ndodhin ato!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat