Mblidhet sërish LDK, pak para takimit me VV-në

Aktuale

Mblidhet sërish LDK, pak para takimit me VV-në

Më: 27 janar 2020 Në ora: 16:17
Lutfi Haziri

Krerët më të lartë të Lidhjës Demokratike të Kosvës janë mbledhur sërish në zyrët e partisë. Takimi me Isa Mustafën, që ka qëndruar në zyre që nga mengjesi, kanë shkuar nënkryetarët e partisë. Agim Veliu, Lutfi Haziri, Avdullah Hoti dhe Kujtim Shala janë parë të hyjnë në zyrat e LDK-së.

Rreth orës 17:00 pritet të mbahet në Kuvendin e Koosvës, takimi ndoshta i fundit mes LDK-së dhe VV-se. Të dy palët thanë se po përkushtohen për marrëveshje.

Por po ashtu u raportua se asnjëra nuk po lëshon pe nga ofertat e fundit që kanë bërë. LDK e dëshiron Kryeparlamentarinn. VV nuk po e jep, por po ofron më shumë ministri për LDK-në.

“Për punën e ministrive ne jemi marrë vesh një herë. Jo ne po presim që të deklarohet për ofertën tonë, oferta jonë është me kryeparlamentarin dhe pesë ministri dhe zotimin për president, kjo është oferta që qëndron”, tha sot Agim Veliu.

Veliu gjithashtu është shprehur se sot pritet të ketë një takim dhe se koalicioni i mundshëm duhet të definohet. Sipas tij duhet të dihet sot nëse ka apo jo marrëveshje.

“Gjasat janë se do të ketë takim. Unë mendoj se ky proces duhet të mbyllet sepse çfarë epilogu që do të ketë ky proces duhet të ketë një kohë që të kryhen disa punë dhe detyra që na presim. Coftë ai pozitiv coftë epilogu tjetër. Sot sipas mendimit tim duhet të ndodhë. Nuk heqim dorë nga kjo ofertë”, ka përfunduar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat