Ky është lajmi i fundit nga Vetëvendosje

Aktuale

Ky është lajmi i fundit nga Vetëvendosje

Nga: A.J Më: 28 janar 2020 Në ora: 15:27
Vetevendosje

Sekretari i Sekretariatit për Media dhe Komunikim nga Lëvizja “Vetëvendosje”, Erzen Vraniqi, në një postim të tij në facebook ka shpjeguar se në dakordim edhe më LDK-në  të ftohen në takim edhe ambasadorët e QUINT-it si dhe Shefja e Misonit të BE-së në Kosovë.

Sipas Vraniqit kjo është bërë me qëllim të heqjes së çfarëdo dyshimi tek ambasadorët mbi pajtimin e dy palëve për pjesëmarrjen e ambasadorëve në takimin e sotëm.

Postimi i plotë:

Si drejtues i Sekretariatit për Media dhe Komunikim dëshiroj të sqaroj opinionin se:

Në fund të takimit të mbrëmshëm ndërmjet LVV dhe LDK, kishte dakordim që sot ose nesër të ftohen në takim edhe ambasadorët e QUINT-it si dhe Shefja e Misionit të BE-së në Kosovë. Kjo është konfirmuar edhe në komunikimin me tekst që ka pasur kryetari i LVV Kurti me kryetarin e LDK Mustafa mbrëmë në ora 19:30. Kjo është bërë me qëllim të heqjes së çfarëdo dyshimi tek ambasadorët mbi pajtimin e dy palëve për pjesëmarrjen e ambasadorëve në takimin e sotëm. Ata nuk janë menduar asnjëherë si ndërmjetësues por vetëm si ndihmues eventualë për çfarë vetë e kanë shprehur gatishmërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat