U sulmua me armë ish-kryeredaktori i gazetës “Bota sot”, vjen reagimi ashpër – ja ku përfunduan plumbat

Aktuale

U sulmua me armë ish-kryeredaktori i gazetës “Bota sot”, vjen reagimi ashpër – ja ku përfunduan plumbat

Nga: N.H Më: 28 janar 2020 Në ora: 16:05
Gani Mehmetaj

Shtëpia e ish-kryeredaktorit të gazetës “Bota sot”, njëherit shkrimtarit, Gani Mehmetaj, ditë më parë është sulmuar me armë zjarri.

Këtë e ka bërë të ditur vet ish-kryeredaktori Mehmetaj, i cili përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka dhënë edhe detajet e këtij sulmi.

“Miq e dashamirë. Javën e kaluar me gjuajtën me armë zjarri në shtëpinë time, në dhomën e fjetjes. Predha e theu qelqin e parë, por u ndal në parvazin e dritares, në pjesën e aluminit, që ia ndryshoi drejtimin”, tha mes tjerash ai.

Me rastin e kryerjes së këtij atentati ka reaguar edhe Zyra qendrore e Kishës Protestante Ungjillore e Kosovës, duke dënuar ashpër sulmin.

Ata bëjnë të ditur se plumbi i shkrepur ka depërtuar përmes dritares së shtëpisë dhe ka përfunduar sipër kokës së Mehmetajt.

“Plumbi i shkrepur ka depërtuar përmes dritares së shtëpisë dhe ka përfunduar në murin e brendshëm të dhomës së gjumit 50 cm. sipër kokës ku po flinte Ganiu me bashkëshorten e tij”, thuhet mes tjerash në këtë reagim.

Ja reagimi i plotë:

Njoftojme mediat dhe opinion se pardje, ne oret e hershme te mengjesit, eshte kryer nje atentat ndaj z. Gani Mehmetajt, anetar dhe veprimtar i komunitetit tone, duke u gjuajtur me arme te gjate zjarri ne dhomen e tij te fjetjes. Plumbi i shkrepur ka depertuar permes dritares se shtepise dhe ka perfunduar ne murin e brendshem te dhomes se gjumit 50 cm. siper kokes ku po flinte Ganiu me bashkeshorten e tij. Ai dhe familja e tij jane pjese e komunitetit tone qysh prej vitit 1998. Gani Mehmetaj eshte nje veprimtar i shquar e publicist i njohur i vendit tone dhe njeherit ai eshte i njohur publikut shqiptar si gazetar dhe shkrimtar i disa romaneve, dramave dhe botimeve tjera publicistike.

Dekaden e fundit gazetari dhe shkrimtari Mehmetaj ka publikuar mori shkrimesh kunder fenomeneve qe e rrezikojne qenien dhe identitetin e shqiptareve, duke perfshire dukurite tjera kriminale dhe levizjeve antishqiptare. Kisha Protestante Ungjillore e Kosoves kete sulm e vlereson se eshte atentant kunder fjales se lire dhe lirive te garantuara me Kushtetuten e Republikes se Kosoves dhe Konventave Nderkombetare te cilat vendi yne i ka perqafuar.

Sulme te tilla qe kane per baze frikesimin e individit, kercenimit ndaj fjales se lire, te lirive se besimit, te percaktimit dhe rendit demokratik, nuk duhet te kene vend ne Republiken e Kosoves. Policia e Kosoves eshte njoftuar me kohe nga familja Mehmetaj per sulmin kunder familjes se tyre. Po ashtu jane njoftuar institucionet tjera nderkombetare te sigurise dhe perfaqesite diplomatike. U bejme thirrje te gjitha organeve te rendit te vendit tone qe t'i gjejne atentatoret dhe t'i sjellim para ligjit. Zoti e mbrojt Kosoven nga te ligjte!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat