Një epokë e re në raportet Thaçi – Kurti – Osmani

Aktuale

Një epokë e re në raportet Thaçi – Kurti – Osmani

Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 08:21
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Nga sot dy postet tjera të rendësishme në hierarkinë e institucioneve të Kosovës do t’i mbajnë dy njerëz, të cilët rrugëtimin politik e kanë bërë duke kritikuar e akuzuar, tash Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Albin Kurti do të votohet sot si Kryeministër i vendit në një koalicion me LDK-në, e cila do të propozojë për Kryepralamentare, Vjosa Osmanin.

Të dy këto personalitete kishin refuzuar t’ia shtregonin dorën Thaçit. Madje e kishin bërë fajtor për gati gjithcka. Kjo ju kishte ndihmuar jo pak në karrierën e tyre politike.

Kurti e Thaçi ishin takuar nëpër konferenca të ndryshme por kishin mbajtur distancë. Tash që Vetëvendosje fitoi zgjedhjet, ata patën një raund letrash deri kur u takuan për të diskutuar rreth mandatit për qeveri. Ishte 5 minuta takim.

Vjosa Osmani ndërkaq, kur kishte qenë këshilltare e Fatmir Sejdiut shihej shpesh me Thaçin. Por, që nga dorëheqja e Sejdiut si president, ajo u bashkua me Isa Mustafën për ta mundur PDK-në. Në disa raste nuk ia doli. Osmani e ruajti ‘urrejtjen’ e saj për Thaçin edhe kur LDK hyri në koalicion me PDK, e që Isa Mustafën e bëri kryeministër. Nuk e kishte votuar atë qeveri dhe e kishte kundërshtuar shumicën e kohës.

Tash me gjasë, si bartës të institucioneve të Kosovës, ata duhet të takohen, jo pse do ta duan njeri-tjetrin por se punët e shtetit do t’ua kërkojnë të takohen më shpesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat