Ja pse Agim Veliu nuk mund ta marrë postin e ministrit të Brendshëm

Aktuale

Ja pse Agim Veliu nuk mund ta marrë postin e ministrit të Brendshëm

Nga: A.ZH Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 08:38
Agim Veliu

Gjatë ditës së djeshme është përfolur se kryetari i Podujevës Agim Veliu, mund të marrë postin e ministrit të Punëve të Brendshme.

Ndonëse ende nuk ka konfirmim zyrtar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, marrja e këtij posti nga Veliu, mund ta dërgojë këtë komunë në zgjedhje të reja.

Kundër kësaj është shprehur edhe Samir Potera nga shoqëria civile, përcjell Bota sot.

Potera në një postim në Facebook, ka thënë se Veliu do të tërhiqet nga nominimi për ministër të Brendshëm.

Ai ka thënë se LDK-ja është konsumuar në Podujevë dhe se shumë qytetarë janë irrituar me Veliun.

Postimi i Poterës pa ndërhyrjen e redaksisë:

S’e di. Noshta muj me pase gabim, vec kurre s’besoj qe Agimi e lene ne gjys’ mandatin e Kryetarit te Podujeves.

Menja ma merr qe neser ka me u terhjeke pej nomininit nga posti i Ministrit te Brendshem edhe diqysh kane me shty perpara noj njeri te tyne; çitin e noj Besnik B. a Skender H. Ka nderhy vec sa mos me ja lane Vjoses kete post.

LDK e ka zgripc punen ne Podujeve. Shum’ pak u kon perpara VV-se me 6 tetor. Me zgjedhjet e reja e hupe bastionin ma t’fuqishem.

LDK edhe eshte konsumue ketu. Qe 20 vjet vec kjo ka qeverise. Shtoja ksaj qe plot njerez jane iritue me LDK edhe me Agimin per shkak te eskivazheve te ndryshme me implementue rezultatin e zgjedhjeve. Per me shume, Agimi nuk ka lane noj pasardhes. Vet s’un i fiton hiq se hiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat