Studentët ankohen para Kuvendit: Deputetët marrin paga pa punuar

Aktuale

Studentët ankohen para Kuvendit: Deputetët marrin paga pa punuar

Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 11:19
Aktiviteti simbolik i studentëve të Universitetit të Prishtinës

Studentë të Universitetit të Prishtinës, përmes një aktiviteti simbolik, kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me punën e deputetëve dhe Kuvendit të Kosovës

Organizatori i aktivitetit Bekim Ibishi, bëri të ditur se kanë formuar një organizatë studentore me moton “Boll luajtët me këtë popull”, që ka për qëllim interesin shoqëror dhe jopartiak.

Ai kërkoi nga të rinjtë që t’i bashkohen kësaj iniciative dhe ta heqin servilizmin e deputetëve.

“Jemi mbledhur me qëllimin e vetëm për themelimin e një lëvizje politike me moton “Boll luajtët me këtë popull”. T’i bëjmë bashkë të gjithë të rinjtë pa ia caktuar ideologjinë politike. I ftojnë të gjithë që t’i bashkohen kësaj iniciative për të mirën e tyre për të hequr servilizmin e deputeteve. Çdo ditë Kosova po zbrazet. Qëllimi ynë i vetëm është interesi shoqëror. 120 anëtarë synojmë t’i kemi. secili nga një anëtar për të bërë një raport për punën që bëjnë. Pasi deputetet mungojnë në seancë, nuk vijnë në komisione, udhëtojnë nuk debatojnë e të tjera”, tha ai.

“Teuta Rugova nga legjislatura e kaluar. Shumica punojnë sipas direktivave politike dhe jo për interesa të qytetarëve”.

Studenti Florent Bicaj ka kërkuar nga deputetet që t’i kthejnë pagat e marra të cilët nuk kanë punuar për interesa të qytetarëve.

“Kërkojmë nga deputetët që t’i kthejnë pagat që i kanë marrë pasi kanë punuar për interesa personal dhe jo për popullin. Të shihet presioni ndaj deputetëve me punën tonë.

Kurse studenti tjetër, Blendon Arifi, tha se do të merren me monitorimin e Kuvendit dhe punës së deputetëve.

“Do të merremi me monitorimin e kuvendit. Nuk vjen 3 muaj në seancë veç vjen për të shtyrë pagën që ta marrë. Ne e kemi zgjedh dhe do t’i lypim përgjegjësi. Ne do ta dalim me diçka konkrete dhe jo me statistika”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat