Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka mirëpritur vrasjen themeluesit dhe liderit të organizatës terroriste Al-Kaeda në Gadishullin Arabik, Qasim al-Rimi.
Ai në postimin e tij në Facebook, e ka quajtur lajm të mirë dhe shumë pozitiv për paqen dhe sigurinë anembanë botës.
Postimi i plotë:
Konfirmimi zyrtar nga Uashingtoni se Qassim al-Rimi, udhëheqësi i grupit terrorist al Qaeda në Gadishullin Arabik është vra në sulmin ajror në Jemen, është një lajm i mirë dhe shumë pozitiv për paqen dhe sigurinë anembanë botës.
Kosova, me nder dhe përkushtim, qëndron përkrah ShBA-së, në luftën e saj kundër terrorizmit si dhe angazhimit për sigurimin e një bote të lirë, demokratike e paqësore.
RH