Kurti pas erërave të forta në Istog: Me fat që nuk kemi dëme në njerëz

Aktuale

Kurti pas erërave të forta në Istog: Me fat që nuk kemi dëme në njerëz

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 12:28
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në kuadër të vizitues së tij në komunën e Istogut ku po inspekton nga afër dëmet e shkaktuara nga erërat e forta që mbretëruar gjatë kësaj jave nga afër ka parë edhe dëmet e shkaktuara në dy shkollat me të dëmtuara të kësaj komune.

Fillimisht ai vizitoi shkollën fillore të mesëm të ulët "Hysni Zajmi", në fshatin Vrellë, për të vazhduar më pas edhe në shkollën tjetër që ka dëme mjaftë të mëdha në fshatin Kaliqan.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti derisa pa dëmet e mëdha nëpër këto dy shkolla tha se është fat i madh që nuk ka dëme në njerëz. 

Ai shpresoi që dëmet të riparohen sa më shpejt dhe të filloi procesi mësimor.

Kurti: Me fat që nuk kemi dëme në njerëz

"Na vjen mirë që nuk ka pasur dëme në njerëz meqenëse erërat kanë qenë shumë të fuqishme dhe ka qenë një situatë tepër e rrezikshme, por meqenëse erërat kanë qenë të fuqishme nuk ka pasur njerëz kemi qenë me fat. Këto dëmtime duhet të riparohen pasi që të evidentohet dhe të bëhet një vlerësim i tyre dhe urojmë që nxënësit, mësimdhënësit sa më parë të kthehen në shkollë sepse shkollimi nuk ka zëvendësim", tha ai.

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajrami tha se gjatë ditës së djeshme kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me komunat dhe janë njoftuar për dëmet dhe pamundësinë e vijimit nëpër shkolla.

Bajrami tha se do mundohen të gjejnë mbështetje buxhetore që sa më parë të sanohet kjo gjendje.

Bajrami: Ditët e humbura nëpër shkolla do të kompensohen

"Jemi pajtuar që ditët e humbura të kompensohen edhe ditën e shtunë me të vërtetë nuk e kemi luksin që mësimi të humbet. Unë shpreh keqardhje për dëmin që është bërë në komunën e Istogut, sidomos nëpër shkolla por edhe për familjet që janë dëmtuar, por më vjen mirë që nuk kemi dëme në njerëz", tha ai.

Për dëmet që janë shkaktuar në shkolla njoftoi drejtoi i shkollës "Hysni Zajmi" në Vrellë, Sadik Bicaj i cili tha një pjesë e pullazit të kësaj shkolle është shkatërruar plotësisht.

Ai tregoi edhe për planin që ka bërë për të transferuar nxënësit në një paralele të shkollës së Karliqanit me qëllim të mos humbet mësimi.

Bicaj: Objekti i shkollës plotësisht i shkatrruar

"Objekti siç po e shihni edhe vetë është plotësisht i shkatërruar, llamarina është hudhur edhe nëpër oborret e fshatarëve është e papërdorur nuk mund të përdoret më.... Ka edhe thyerje të dritareve të objektit shkollor por në sasi të vogël dhe po shpresoj që do e zgjidhin këtë problem dhe të hënën ta rifillojmë mësimin. Kabinetet që i kam për mbajtje të orëve praktike do i shndërrojmë në klasa dhe do e vazhdojmë mësimin. Sa i përket paraleleve të ndara dhe shkollës së Karliqankt do i lëshojmë në dispozicion objektit të ndarë të paraleles qe kemi objekt modern në Studenocë që t'i bartim nxënësit e klasave të larta", u shpreh ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar edhe komunën e Klinës ku ka parë nga afër dëmet që janë shkaktuar nga era e fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat