Vuçiq "kërcënon" Albin Kurtin, gjërat nuk janë aq të thjeshta

Aktuale

Vuçiq "kërcënon" Albin Kurtin, gjërat nuk janë aq të thjeshta

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 14:07
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i është përgjigjur të Kosovës, Albin Kurti, i cili njoftoi futjen e masës së reciprocitetit për Serbinë si zëvendësim të taksës, me ç`rast tha “se gjërat nuk janë aq të thjeshta si të ulesh në opozitë dhe të flasësh pa përgjegjësi”.

Kreu i shtetit serb  theksoi se njoftimi për heqjen e taksës për mallrat nga Serbia ishte një lajm i mirë sepse ajo kishte shkaktuar dëme të mëdha si për serbët ashtu edhe për popullin shqiptar.

” Kjo është diçka që pritej, Kurti po përmirëson pozicionin e tij politik ndërkombëtar”.

Ai thotë se nuk është zgjedhja e Beogradit me kë do të ulet në tryezë, por ata që zgjodhën ata si përfaqësues, pra popullin shqiptar. Ai shprehet se do të ishte më e lehtë për të të mallkonte dikë nga shqiptarët dhe kështu të mblidhte poena politikë, sepse siç tha ai “përkon me atë që ndjejnë shumë, por që nuk është puna e tij”.

Presidenti serb njëherit tha se as nuk mund të konfirmojë dhe as të përjashtojë që Mirosllav Lajçak do të ishte i dërguari i posaçëm i BE për bisedimet Beograd-Prishtinë, raporton media serbe.

“Të gjithë ata që zhvillojnë bisedime dhe ndërmjetësojnë do të ndikohen fuqimisht nga Berlini,” tha Vuçiq, duke shtuar se Lajçak është një njeri me përvojë, dije dhe inteligjent, me një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me Berlinin.

Vuçiq  tha gjithashtu se pret të zhvillojë një takim me kancelaren gjermane në Berlin në muajin tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat