Kush është Miroslav Lajçak, i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi?

Aktuale

Kush është Miroslav Lajçak, i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi?

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 15:08
Miroslav Lajçak

Miroslav Lajçak pritet të ngarkohet me detyrën e të dërguarit special të Bashkimit Evropian për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë. Ky është profili i tij.

Miroslav Lajçak pritet të emërohet i dërguari special i BE-së për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë.

Ministri në largim i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajçak, po raportohet të jetë i dërguari special i Bashkimit Evropian për negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës.

Me rekomandim nga Merkel, BE-ja zgjedh të dërguarin special për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë

Mirëpo, kush është Miroslav Lajçak, lajmi.net u sjell një profil të tij:

Miroslav Lajçak i lindur më 20 mars 1963 në qytetin Poprad në Sllovaki, ka një karrierë të gjatë si diplomat dhe përfaqësues jo vetëm i vendit të tij por edhe i BE-së.

I diplomuar për Drejtësi në Universitetin Comenius në Bratislavë, ai vazhdoi studimet në Qendrën Europiane për Studimet e Sigurisë në Gjermani.

Deri në rënien e regjimit komunist në Çekosllovaki ai ishte një anëtar i Partisë Komuniste dhe iu bashkua Ministrisë së Jashtme Çekosllovake në vitin 1988, ndërsa në vitet 1991-1993, u caktua si ambasador në Moskë, vend ku ka zhvilluar edhe studimet e tij doktorale për marrëdhënie ndërkombëtare.

Pasi shërbeu si shef i kabinetit të kryeministrit të Sllovakisë, Jozef Moravçik për një vit, më 1994 caktohet ambasador në Japoni dhe gjatë viteve 2001-2005, Lajçak ka qëndruar në Beograd si Ambasadori i Sllovakisë në Serbi, Shqipëri dhe Maqedoni, si dhe ka qenë mbikëqyrësi i referendumit të pavarësisë malazeze në vitin 2006.

Në 30 qershor 2007, Lajçak u bë Përfaqësuesi i Lartë i Bosnjë-Hercegovinës në BE, post që e mbajti deri në mars të vitit 2009.

Në 26 janar 2009, ai u bë Ministri i Jashtëm i Sllovakisë në kabinetin e kryeministrit Robert Fico deri në korrik 2010 dhe në dhjetor 2010 u caktua si Drejtor Menaxhues i Ballkanit Perëndimor për Rusinë në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm Europian, deri në prill të vitit 2012.

Tani mban postin e Ministrit të Jashtëm dhe njëkohësisht të zëv/kryeministrit sllovak, dhe pas marrjes së presidencës se Këshillit të BE-së nga Sllovakia, ai është një nga figurat kryesore për realizimin e prioriteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat