Demaliaj me akuza ndaj Qeverisë Kurti: Po do t’i bllokojë mbi 600 mijë qytetarë

Aktuale

Demaliaj me akuza ndaj Qeverisë Kurti: Po do t’i bllokojë mbi 600 mijë qytetarë

Nga: A.ZH Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 18:58
Shkumbin Demaliaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Shkumbin Demaliaj, ka kritikuar qeverinë LVV-LDK, për autostradën e Dukagjinit.

Demaliaj ka thënë se Qeveria e Albin Kurtit, regjionin e Dukagjinit e konsideron Geto, duke mos ndërtuar autostradën në këtë pjesë.

Sipas tij, qeveria Kurti-LDK do t’i bllokojë mbi 600 mijë qytetarë të Dukagjinit, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Demalijat në Facebook:

Qeveria e re e Albinit, së bashku me LDK- në e Isa Mustafës, duan që Regjionin e Rrafshit të Dukagjinit ta konsiderojnë si GETO duke promovuar moszhvllim të asaj zone..!!

Jo AUTOSTRDË , jo zhvillim, jo pjesëmarrje në qeveri ..!!

Qeveria Kurti - LDK dëshiron ti bllokoj mbi 600 mijë qytetarë të Dukagjinit..!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat