Kurti do t'i ulë pagat, por mund t’i dalë kjo pengesë

Aktuale

Kurti do t'i ulë pagat, por mund t’i dalë kjo pengesë

Nga: A.ZH Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 19:31
Albin Kurti

Qeveria e re e Kosovës në krye me Albin Kurtin, shumë shpejt mund të marrë vendimin për ulje pagash të kabinetit qeveritar.

Kjo është bërë e ditur gjatë ditës së sotme nga avokati Besnik Berisha.

E për ta bërë këtë, sipas Ehat Miftarajt nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, Kurti fillimisht duhet ta dërgojë për plotësim/ndryshim Ligjin për Gjykata dhe Ligjin për Prokurorinë e shtetit në Kuvend, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se pagat e gjykatësve dhe prokurorëve, nuk guxojnë të ulen në asnjë rrethanë, edhe pse ajo janë në të lartat në rajon dhe më gjerë.

“Pagat e tyre rregullohen vetëm me ligj dhe atë nga Kuvendi i Kosovës”, ka thënë ai.

Postimi i Miftarajt në Facebook:

Qeveria Kurti me shume te drejte mund te vendos uljen e pagave te kabinetit qeveritar.

Por qeveria Kurti para se me vendos me marr Vendim per uljen e pagave per ministra, paraprakisht duhet me i dergu per plotesim/ndryshim Ligjin per Gjykata dhe Ligjin per Prokurorin e Shtetit ne Kuvend, vetem sa i perket dispozitave qe lidhet me pagat e gjykatesve dhe prokuroreve.

Pagat e gjykatesve dhe prokuroreve, edhe pse me te lartat ne rajon dhe me gjere, nuk guxojne te ulen ne asnje rrethane.

Qeveria ska mandat me marr asnje vendim qe i prek pagat e gjykatesve dhe prokuroreve. Pagat e tyre rregullohen vetem me ligj dhe ate nga Kuvendi i Kosoves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat