“Eskalon” deputetja e AAK-së ndaj ministrit Abdixhiku, thotë se ka fillu me coptu Kosovën

Aktuale

“Eskalon” deputetja e AAK-së ndaj ministrit Abdixhiku, thotë se ka fillu me coptu Kosovën

Nga: N.H Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 19:35
Time Kadrijaj dhe Lumir Abdixhiku

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ministri Abdixhiku ka filluar me e coptu Kosovën në infrastrukturë.

Sipas deputetes së AAK-së autostrada e Dukagjinit është interes i Kosovës, si dhe është në shërbim të 600 mijë taksapaguesve qytetarë të barabartë të Kosovës.

“Anamorava dhe Dukagjini meritojnë trajtim të barabartë! Populli do ju mbajë përgjegjës nëse i bllokoni këto projekte kapitale”, ka thënë Kadrijaj në Facebook.

Kujtojmë se ministri i zgjedhur i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku tha sot se një qeveri në ikje, pa buxhet të aprovuar, nuk mund të fus në obligime financiare qeverinë e ardhshme, siç ka ndodhur me rastin e tenderit në vlerë prej 110 milionë eurove për ndërtimin e autostradës Banullë-Dheu i Barhdë.

Ja shkrimi i saj:

Abdixhiku ka fillu me e coptu Kosovën në infrastrukturë.Pse?!

Autostrada e Dukagjinit është interes i Kosovës,është në shërbim të 600 mijë taksapaguesve qytetarë të barabartë të Kosovës.

Anamorava dhe Dukagjini meritojnë trajtim të barabartë!

Populli do ju mbajë përgjegjës nëse i bllokoni këto projekte kapitale.

Z Abdixhiku jeni përgjegjës dhe kërkojmë përgjigjje nga ju.

Ne për këtë do të kërkojmë interpelanc!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat