Nga erërat e forta në Istog, u lëndua një polic i cili ishte në detyrë

Aktuale

Nga erërat e forta në Istog, u lëndua një polic i cili ishte në detyrë

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 20:52
Mahmut Demaj

Me datën 5 shkurt erëra të forta kapluan kryesisht rajonin e Dukagjinit, ku më së shumti u dëmtua komuna e Istogut, por përkundër deklaratave që nuk ka pasur asnjë të lënduar.

Mbrëmjen e asaj e 5 shkurtit, Mahmut Demaj, polici i njësisë së ruajtjeve të monumenteve historike në rajonin e Dukagjinit ishte në detyrë, nga erërat e mëdha mori lëndime të rënda.

“E kam pa vetën në spital. Nuk e di a janë informuar personat përgjegjës, por rezultatet po shihen se a ka pasur të lënduar apo jo”, thotë polici Mahmut Demaj.

Nga lëndimet ai ka humbur vetëdijen dhe nuk mban mend se si e kanë dërguar në spital.

“Rreth orës 2 i thashë kolegut po dalim se erdhën zjarrfikësit, diçka ka ndodhur. Kemi qenë në distancë nga njëri tjetri dy-tre metra. Derisa unë po qëndroja në hyrje të objektit që ruanim e di që ka ardhur një dredhë dhe nga ai moment nuk mbaj mend asgjë për veten”, rrëfen polici Mahmut Demaj.

Për shkak se gjendjes, ishte e pamundur që të ofrohej ndihmë me auto-ambulancë. Në këtë situatë, ishte Sabahudin Sijariq, teknik në emergjencën e Istogut që me veturën e tij private i ofroi ndihmën e parë dhe e dërgoi në Spitalin e Pejës.

“I kemi ofruan ndihmën e parë duka ia ndaluar gjakderdhjen. Nuk ka qenë në vetëdije. Me shumë vështirësi e kemi transportuar në Spitalin e Pejës”, shprehet tekniku në emergjencën e Istogut Sabahudin Sijariq.

Rastin e ka konfirmuar edhe Xhevat Ibraj, drejtor i policisë rajonale në Komunën e Pejës.

“Dikur rreth orës 22:15 me datën 5 shkurt 2020 kemi marrë informacion që një policë është lënduar në komunën e Istogut për shkak të erërave të forta në vendin e tij të punës në kishën e Istogut”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, autoritetet nuk patën raportuar për të lënduar nga erërat në këtë komunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat