Nënkryetarja e VV-së: Jam zhgënjyer shumë gjatë fushatës kur s’kam parë gra në oda e shkolla

Aktuale

Nënkryetarja e VV-së: Jam zhgënjyer shumë gjatë fushatës kur s’kam parë gra në oda e shkolla

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 22:08
Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku

Në emisionin “#Hashtag” është diskutuar për rolin e grave në politikë dhe shoqëri.

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka thënë se gratë nuk mund të presin që iniciativa në interes të tyre të merren nga institucionet pa pasur vet iniciativë.

Kollçaku thotë se gjatë një misioni për vaksinimin e fëmijëve në një fshat është mahnitur nga gratë e emancipuara që sillnin fëmijët për vaksinim dhe e dinin rëndësinë e procesit.

Ajo megjithatë thotë se gjatë fushatës zgjedhore është zhgënjyer shumë kur në odat e shkollat ku po mbaheshin fushatat nuk ka parë asnjë grua.

“Në shenjë proteste në një vend hezitova të marr fjalën. Kur e mora fjalën ju drejtova me fjalët “më vjen keq që sot nuk i keni marrë vajzat, gratë pasi e di që ato janë të shkolluara e punësuara””.

Nënkryetarja e Vetëvendosjes thotë se kjo qasje duhet të ndryshojë në Kosovë kur vjen në pyetje raporti i grave me politikën pasi sipas saj politika nuk është asgjë tjetër pos përmirësimi i kushteve edhe të grave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat