Osmani përkrah Tinka Kurtin: Për një dispozitë absurde nuk hyri në Kuvend

Aktuale

Osmani përkrah Tinka Kurtin: Për një dispozitë absurde nuk hyri në Kuvend

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 22:11
Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i ka dhënë të drejtë Tinka Kurtit në reagimin e saj, në lidhje me pamundësinë për të hyrë në Kuvend edhe pse i kishte votat e mjaftueshme për këtë.

Osmani ka thënë se ajo ka të drejtë të shpreh shqetësimin, sepse një dispozitë absurde e ligjit, e ndalon rritjen e kuotës 30 për qind për gratë në Parlamentin e Kosovës.

Kryetarja e Kuvendit tha se do të punoj që sa më shpejt bashkë me deputetët të sjellin reformën elektorale.

“Edhe sot u njoftova për një reagim njërën nga një kandidate për deputete e cila shprehte me të drejt shqetësimin, që përkundër faktit që ka marrë më shumë vota se dy burra deputet, në fakt një dispozitë  absurde që nuk e lejon atë të ngritët numri i grave në Kuvend mbi 30 për qind, dhe tani ajo është zëvendësuar me një burrë, sepse dispozita nuk është hartuar në atë mënyrë që synon rritjen e gjinisë më të përfaqësuar, por thjeshtë përmbushjen e 30 përqindëshit. Unë besoj se kjo është një e padrejtë që patjetër duhet të trajtohet në reformë elektorale, dhe unë patjetër që do të insistoj dhe do të jap kontributin tim së bashku me deputetët e tjerë që përmirësimet e tilla t’i bëjmë këtë sa më shpejt”, tha Osmani.

Kandidatja për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti ka reaguar sot pas certifikimit të deputetëve të rinj nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, e që zëvendësojnë ata që u tërhoqën për mandatet ekzekutive.

Kurti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se nuk do të kishte besuar ndonjëherë që mund ta fitonte mandatin e deputetes me vota, e të mos e marrte postin vetëm pse është grua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat