Albin Kurti befason me deklaratën e fundit për Hashim Thaçin

Aktuale

Albin Kurti befason me deklaratën e fundit për Hashim Thaçin

Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 15:19
Albin Kurti

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se janë duke punuar që reciprociteti të zëvendësojë taksën 100% ndaj mallrave serbe. Këtë, Kurti ka thënë se do ta bëjnë për një periudhë kohore sa më shpejtë që të munden, por duke theksuar se nuk duan as të vonohen e as të ngutën në këtë çështje.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se duhet koordinuar me presidentin e vendit, Hashim Thaçi që Kosova të ketë një politikë unike në arenën ndërkombëtare.

Këto deklarata Kurti i bëri sot pasi ngushëlloi familjen e Nexhmije Pagarushës.

Kur u pyet për deklaratat e presidentit Thaçi i cili ka thënë se do të rikandidojë për president, Albin Kurti ka thënë se për shtetin nuk është e rëndësishme se kush cilin post do të mbajë por është urgjente që vendi të ketë një politike unike në arenën ndërkombëtare.

Gjithashtu, Kurti ka thënë se ministri i Financave është duke punuar intensivisht për të përgatitur projektligjin për buxhetin 2020 në mënyrë që të bëjnë më të mirën e mundshme dhe që është më e dobishmja pa përjashtuar askënd.

***

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se do të bashkëpunojë ngushtë me presidentin Hashim Thaçi për të përfaqësuar në mënyrë unike politikë ne jashtme të vendit.

Kështu tha kryeministri Kurti kur u pyet për atë se si e komenton deklaratën e presidentit Thaçi, i cili tha se do të jetë edhe nëj mandat në krye të shtetit.

“Është urgjente që ne të kemi një politik të jashtme unike në arenën ndërkombëtare. Që mos të vazhdohet sikur këto dy tri vjetët e kaluara. Qeveria e re dhe unë si kryeministër i ri dua të koordinohem edhe me presidentin aktual të vendit në mënyrë që të mos kemi në politikën e jashtme një kokafoni që me siguri do të bëhet e dëmshme. Mendoj që kjo është më e rëndësishmja për shtetin tonë dhe jo kush ku do të jetë pas disa muajsh”, tha ai.

Kurti nuk ka dhënë ndonjë datë se kur do të fillojë implementimi i reciprocitetit ndaj Serbisë, por ka thënë se po punojnë në këtë drejtim pa u ngutur fare.

“Ne po i bëjmë të gjitha përgatitjet e duhura në mënyrë që reciprociteti ta zëvendësojë taksën 100 për qind. Nuk duhet as të vonohemi as të ngutemi”, tha ai.

Këto komente kryeministri Kurti i bëri pas homazheve që i bëri për të nderuar këngëtaren Nexhmije Pagarushën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat