Molliqaj publikon logon e re të çuditshme të PSD-së, ku e pranon edhe vet që është abstrakte

Aktuale

Molliqaj publikon logon e re të çuditshme të PSD-së, ku e pranon edhe vet që është abstrakte

Nga: D.RR Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 17:13
Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka publikuar sot logon e re të partisë së tij, të cilën e kishte paralajmëruar para disa jave.

Ndonëse është e çuditshme dhe e komplikuar, Molliqaj ka shpjeguar detajet dhe domethënien e formave të ndara në logon e re.

“Simboli ynë është abstrakt, por me shprehje. Është demokracia si fushë e hapur. Pa vend të garantuar për subjektin, apo çfarëdo entiteti substancial”, ka shkruar ndër tjera Molliqaj.

Postimi i plotë:

Simboli ynë është abstrakt, por me shprehje. Është demokracia si fushë e hapur. Pa vend të garantuar për subjektin, apo çfarëdo entiteti substancial.

Tek format e ndara, por që rrijnë bashkë me njëra – tjetrën kemi paraqitur pikëpamjen tonë për demokracinë shoqërore. Klasa, shtresa, çështje: punëtorët, barazia gjinore, ambienti. Ajo është shumësia në veprim si marrëdhënie e vazhdueshme hegjemonike midis secilës pjesë dhe tërësisë, që nuk degradon në politikë identitare, as nuk mbyllet e reduktohet tek Njëshi unitar.

Politika ushtrohet tash dhe këtu. Aksioni demokratik kërkon subjekte autonome drejt përvojave krijuese. Shumë kënde sepse pozicione te ndryshme e heterodoksi, drejt rrethit sepse demokraci, na doli një yll. Ky yll që disa e vërejnë e disa jo, nuk është as si ylli i Holywoodit, as ylli evropian, as ylli amerikan; nuk është as ylli ndriçues i realizmit socialist.
Përmes yllit ne shprehim natyrën e të vërtetës dhe marrëdhënien tonë me të. Ajo është kërkim e synim, siç është ylli orientues. Por, karakteri i saj i përhershëm është i lidhur me natyrën e saj të pambërritshme. Ajo nuk kapet as nuk mbërrihet sepse historia nuk kryhet.

Gjithnjë në bërje, në formësim, asnjëherë i përfunduar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat