Nexhmije Pagarusha shkoi pa përkrahje institucionale – politikanët sot "vajtojnë" për të

Aktuale

Nexhmije Pagarusha shkoi pa përkrahje institucionale – politikanët sot "vajtojnë" për të

Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 17:27
Nexhmije Pagarusha

Bilbili i këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, ka ndërruar jetë ditën e djeshme ndërsa nesër pritet t’i bëhet ceremonia e varrimit.

Pas vetës, ajo ka lënë të pikëlluar një numër të madh njerëzish që e deshën për zërin dhe këngët e saj. Për të, shkruan shumë nga fytyrat publike të vendit. Ndër ta, edhe politikanë e udhëheqës.

Kryeparlamentarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se vajzat e saja po i rritë me këngët e Nexhmije Pagarushës.

Ndërkohë, kujtojmë që e ndjera vitë me parë kishte treguar se çka i kishte mbetur peng në jetë. Ajo ishte pikëlluar se ishte larguar herët nga skena muzikore ndërsa kishte thënë se nuk e kishte gjetur përkrahjen institucionale asnjëherë, për një bërë një koncert solistik në Kosovë.

“Unë shumë herët jam larguar nga skena. Më mbetet peng që nuk kam pasur përkrahjen institucionale për ta bërë një koncert solistik në Kosovë. Tanimë nuk besoj që isha kthyer në skenë sepse artisti e ndjen momentin kur duhet të lë skenën”, kishte deklaruar ajo.

Nexhmije Pagarusha ka vdekur në moshën 86 vjeçare ndërsa kishte lënë dy amanete: të varroset në vendlindje dhe gjatë varrimit, të lëshohet kënga “Lugina e Dashurisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat