“Pa njohje të plotë dhe pa anëtarësim në OKB, nuk mund të ketë as reciprocitet me Serbinë”

Aktuale

“Pa njohje të plotë dhe pa anëtarësim në OKB, nuk mund të ketë as reciprocitet me Serbinë”

Nga: M.H Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Profesori Milazim Krasniqi, në një postim në Facebok, ka shkruar në lidhje me qëndrimet që Serbia po mbanë ndaj Kosovës, transmeton “Bota sot”.

Krasniqi u shpreh që nuk mund të ketë as reciprocitet me Serbinë. Duhet të mësohemi të jetojmë në realitet. Dhe të tentojmë ta ndryshojmë realitetin, duke fuqizuar shtetin.

Postimi i plotë

Nga qëndrimi që mban Serbia ndaj Kosovës, rezulton që Kosova nuk ka dalë nga pushtimi. Është një armëpushim, i arritur ndërmjet ish Jugosllavisë/Serbisë dhe NATO-s, (me Marrëveshjen e Kumanovës) për zbatimin e së cilës përkujdeset KFOR, në bazë të rezolutës 1244. Pavarësia e 17 shkurtit 2008, në bazë të rekomandimeve të Ahtisarit, nuk është finalizuar në K.S. të OKB-së. Pa njohje të plotë dhe pa anëtarësim në OKB, nuk mund të ketë as reciprocitet me Serbinë. Duhet të mësohemi të jetojmë në realitet. Dhe të tentojmë ta ndryshojmë realitetin. Si? Me fuqizimin e shtetit dhe me faktorizimin e kombit tonë. Por, për këtë projekt, duhen njerëz me mendësi e sjellje tjera nga këto që shohim në këtë shoqëri të degraduar në të gjitha planet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat