Parashikimi i analistit politik: Ky pritet të jetë rezultati në Podujevë!

Aktuale

Parashikimi i analistit politik: Ky pritet të jetë rezultati në Podujevë!

Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 15:22
Agim Veliu

Njohësi i çështjeve politike Shemsi Jashari në një prononcim ka folur mbi zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen në komunën e Podujevës.

Jashari ka theksuar se e veçanta e këtyre zgjedhjeve është se dy partnerët favoritë për të parin e Podujevës janë edhe partner koalicioni.

Ai parashikon se mund të shkohet në balotazh.

“Zgjedhjet e jashtëzakonshme ne Podujevë këtë herë do të jenë të veçanta pasi dy favoritet për të fituar në Podujevë, LDK dhe LVV janë partner koalicioni ne qeverisje qendrore dhe sidomos ish kryetari z. Agim Veliu është edhe mjaft i fuqishëm brenda qeverisje duke drejtuar njërën nga ministrit me te rëndesishme  MPB dhe MAP qe tani janë bashkuar. Se kush do te fitoj varet shume nga kandidatet qe do te vendosin këto parti. Nje gjë dihet se do te ketë balotazh dhe fituesi nuk mund te zgjedhet ne raundin e parë. Për të bërë ndryshimin ne Podujeve LVV duhet te fitoj ne raundin e parë pasi nëse shkohet ne balotazh LVV nuk ka aleat nga subjektet opozitare” ka thënë Jashari.

Tutje Jashari thotë se nuk pritet një fushatë e ashpër mes këtyre dy partive

“Gara për te parin e Podujevës edhe mund ti tensionoj raportet e partnereve te koalicionit por nëse shohim ate ç’ka ka ndodhur deri me tani nuk pres një fushate te ashpër mes tyre sepse LVV nuk ka një figure te fuqishme për kandidat dhe se do te mundohen te ruajnë raportet ne qendër. Në ketë fushate ka vetëm një subjekt opozitar e ajo eshte PDK pasi është e hidhëruar me dy subjektet e përmendura dhe se s’ka ç’ka humb. Edhe pse nuk ka një struktur unike dhe nuk është mjaft aktive. Per te pasur një analize me te sakte duhet te priten figurat qe do te garojnë për te parin e komunës”.

Zgjedhjet e parakohshme në Podujevë pritet të mbahen me 15 Mars.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme vijnë pas dorëheqjes së kryetarit Agim Veliu i cili tashmë është bërë pjesë e ekzekutivit duke drejtuar Ministrinë e Punëve të Brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat