Rukiqi: Kurti duhet të konsultohet me bizneset para vendosjes së masës së reciprocitetit

Aktuale

Rukiqi: Kurti duhet të konsultohet me bizneset para vendosjes së masës së reciprocitetit

Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 17:49
Berat Rukiqi

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, thotë se kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, duhet të konsultohet me bizneset para vendosjes së masës së reciprocitetit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të konsultohet me komunitetin e biznesit, para se të vendoset masa e reciprocitetit me Serbinë.

Rukiqi thotë se kjo konsultë duhet të bëhet për t’i identifikuar kërkesat e biznesit.

“Në këtë aspekt duhet të kemi një qartësi. Unë e kam dëgjuar kryeministrin që të konsultohet me komunitetin e biznesit. I bëjë thirrje kryeministrit që bëjë konsulta që të mund t’i identifikojmë qartë kërkesat”, tha Rukiqi.

Ai ka shtuar se reciprociteti nuk është masë e jashtëzakonshme.

“Kryeministri Kurti e ka publikuar qëndrimin e tij, ende jo vendimin, pasi që kjo është vendim qeveritar, që taksa duhet të zëvendësohet me reciprocitet. Unë reciprocitetin e kuptoj si diçka më normale, për shkak se nuk është masë e jashtëzakonshme, ndërsa taksën e kam konsideruar si instrument të jashtëzakonshme në të gjitha raportet tregtare, ku vendeve duhet t’i qasemi me reciprocitet”, tha ai.

Po ashtu, Rukiqi në këtë intervistë ka folur edhe për planin ekonomik të koalicionit qeverisës, duke thënë se idetë e prezantuara duhet zbatuar në kontekstin ekonomik që është ndërtuar deri më tani në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat