Tomë Gashi e zbulon se kush i vrau Mon Balën dhe Arben Xheladinin, jep edhe disa detaje të padëgjuara më parë

Aktuale

Tomë Gashi e zbulon se kush i vrau Mon Balën dhe Arben Xheladinin, jep edhe disa detaje të padëgjuara më parë

Nga: N.H Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 21:46
Tomë Gashi

Nesër bëhen 13 vjet nga vrasja e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, të cilët humbën jetën në protestën e vitit 2007, shkruan gazeta “Bota sot”.

Arben Xheladini dhe Mon Balaj kishin vdekur në një nga protestat më të mëdha të pasluftës, organizuar nga Lëvizjes Vetëvendosje 13 vjet më parë.

Protesta kishte eskaluar pasi protestuesit kishin provuar të thyenin kordonin e policisë së UNMIK-ut, të cilët më pas kishin reaguar dhunshëm me gaz lotsjellës e plumba gome.

Avokati i njohur, Tomë Gashi, ka folur lidhur me vrasjen e dy aktivistëve të Lëvizjës Vetevendosje.

Ai në një shkrim të publikuar në Facebook, thotë se 8 vjet pas çlirimit të Kosovës nga Serbia, Mon Balaj dhe Arben Xheladini u vranë nga policia Rumune e UNMIK-ut.

Ndërsa, tregon se atë botë lidhur me vrasjen Prokurori Amerikan kishte konstatuar vrasjet nga policia rumune, por që nuk kishte akuzuar këta të fundi, duke deklaruar se policët rumunë kishin armë të njëjta.

“8 vjet pas Çlirimit të Kosovës nga Serbia me 10.02.2007 u vranë nga Policia Rumune e UNMIK-ut. Pas kallëzimit penal ndaj policisë rumune, Prokurori Amerikan konstatoi vrasjet, por nuk akuzoi vrasësit duke deklaruar se policët Rumunë kishin armë të njëjta dhe nuk mund të identifikohej vrasësi & vrasësit”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nesër pritet të bëjë homazhe para pllakës përkujtimore të aktivistëve Mon Balaj dhe Arben Xheladini, të cilët mbetën të vrarë gjatë 10 shkurtit të 2007-tës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat