Loshi: Shkatërruesit e shtetit janë tradhtarë

Aktuale

Loshi: Shkatërruesit e shtetit janë tradhtarë

Nga: D.B. Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 17:45
Publicisti Liri Loshi

Publicisti Liri Loshi përmes një statusi në facebook, ka thënë se shkatërruesit e shtetit janë tradhtar. Sipas tij, këta tradhtarë kanë bërë vendin jo atraktiv për rininë, dhe duke futur në punë vetëm militantë të partive të tyre,

Madje Loshi ka përmendur edhe disa nga arsyet e keqqeverisjes së deri tanishme në Kosovë.

Ja postimi i plotë:

Nëse ju keni qeverisur keq me Kosovën duke përmirësuar ekonominë tuaj private në dëm të ekonomisë së përbashkët shoqërore;
Nëse ju keni shumëfishuar postet me zëvendësministra dhe këshilltarë në qeveri vetëm për t’i akomoduar njerëzit e familjes dhe partisë;
Nëse ju paguheni dy e tri herë më shumë se një mjek specialist, se ekspertë të fushave tjera dhe po aq herë më shumë se një koleg i juaj në rajon;
Nëse ju keni futur në punë militantët e partive tuaja dhe familjarët tuaj duke i veçuar nga konkurrenca ose privilegjuar ata në mënyra të ndryshme;
Nëse ju keni zbritur nen çdo nivel cilësinë në drejtësi, shkolla dhe mjekësi;
Nëse ju e keni bërë Kosovën vend jo atraktiv për rininë;
Nëse për juve doganat janë “fabrika parash” që mbajnë buxhetin që shteti të mos kollabojë e fabrikat e vërteta janë bërë gërmadha, ndërkohë që mijëra qytetarë nuk kanë një punë dhe e kanë të rrezikuar ekzistencën e tyre;
Nëse ju keni penguar investitorët e brendshëm dhe të jashtëm për të realizuar projektet e tyre që do ta ulnin papunësinë dhe përmirësonin ekonominë, pse ata nuk kanë pranuar t’ju japin juve mito dhe haraç;
Nëse ju i keni futur në universitete, në postë, në televizion, në aeroport e gjetiu, gratë, vëllezërit dhe fëmijët tuaj pa kriterin e dijes dhe përvojës adekuate, ndërkohë që talentet e vërtetë i keni lënë në rrugë;
Nëse ju keni bërë, apo keni lejuar falsifikimin e diplomave, titujve akademikë dhe shkencorë;
Nëse ju mbushet listat me veteranë të rrejshëm qoftë duke marrë mito nga ta, qoftë duke bërë kontrata votash, qoftë pse ishin familjarë tuajt;

Puna e parë që ju duhet ta bëni është që ta mësoni serbishten dhe alfabetin çirilik dhe të filloni të shkruani e të komunikoni serbisht që të dukeni edhe formalisht ata që jeni, sepse në përmbajtje nuk keni asnjë dallim prej okupatorëve të Millosheviqit. E ardhmja nuk do të ju trajtojë ndryshe, pos si invadues, agresorë dhe tradhtarë! Pavarësisht kush ishit dhe nën çfarë maske erdhët kur e kapet shtetin, a ishit pro-serbë, demokratë, heronj apo çlirimtarë! Të gjithë do të trajtoheni një ditë edhe moralisht, edhe ligjërisht si keqbërës, apo kriminelë. Nuk e them kot, por e di se besoj fuqishëm në ardhmërinë e shtetit të vërtetë dhe në pastërtinë e gjeneratave të reja mbi supet e secilës qëndron ardhmëria e vërtetë. Kur pas ngecjeve të gjata gjerat fillojnë të lëvizin, ato lëvizin shpejt dhe furishëm. Kjo do të bëjë që ju ta keni fundin e keq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat